Votoi Mersel Sadiku: Sot për të gjithë anëtarët e BDI është një ditë feste

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 19 Qershor, 2022 15:00

Votoi Mersel Sadiku: Sot për të gjithë anëtarët e BDI është një ditë feste

Kandidati për kryetar dege në BDI – Gostivar, Mersel Sadiku bashkë me familjen ka votuar në vendvotimin në shkollën e mesme ekonomike komunal , raporton Gostivari Sot

“Sot për të gjithë anëtarët e BDI është një ditë feste. Për herë të parë organizohen zgjedhjet brenda partisë me parimin: Një anëtar, një votë. Procesi zgjedhor kaloi në atmosferë pozitive. Zhvilluam një kampanjë shumë të mirë. Për gati dy javë vizituam dhe takuam gati çdo anëtarë të BDI. Shpalosëm platformën tonë se si mendojmë ta drejtojmë degën në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar. Nën drejtimin tonë, besojmë fortë që BDI do të jetë opsion fitues në Gostivar. Është një garë brenda partisë dhe le të fitojë kandidati që ka lënë më tepër përshtypje tek anëtarësia e partisë. Dëshiroj që të uroj çdo kandidat për kryesinë e degës, kandidatët për këshillat vendore dhe çdo anëtar të BDI. Në këtë proces zgjedhor nuk do të ketë humbës por vetëm fitues. Urime për të gjithë”, u shpreh Merseli pas votimit.

Në vendvotime do të ketër katër fletëvotime. Me të kaltër: Fletëvotimi për kryetar dege, me të gjelbër: Fletëvotimi për anëtarët e kryesisë së degës, me të kuqe: Fletëvotimi për kryetar të Këshillit Vendor, dhe me të verdhë: Fletëvotimi për anëtarët e kryesisë së Këshillit Vendor.

Në listën për anëtar të kryesisë së degës do të duhet të votohen së paku 10 kandidatë, ndërsa çdo anëtar mund të përzgjedh deri 20 kandidatë. Pra fletvotimi do të jetë i vlefshëm vetëm nëse rrethohen 10 deri 20 kandidatë për kryesi të degës”, njoftuan nga Komisioni Zgjedhor Lokal i BDI – Gostivar.

Votimi hapet në ora: 10:00 dhe përfundon në ora: 18:00. Në Gosivar, do të votohet në 42 vendvotime në po aq lokalitete. Numri i anëarëve të regjistruar dhe me të drejtë vote në komunën e Gostivarit është 2.157. Gostivari Sot

Lexo:

Nis votimi në BDI-në e Gostivarit. Votohet mes Sadikut dhe Xhaferit!

Driton Zenku
Nga Driton Zenku 19 Qershor, 2022 15:00