Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Votohet Qeveria Kurti 2

Votohet Qeveria Kurti 2

Kuvendi i Kosovës, me 67 vota për, 30 vota kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar përbërjen e re të Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri i zgjedhur i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se nga dita e sotme është kryeministër i tërë qytetarëve të vendit, duke falënderuar të gjithë votuesit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka deklaruar se secila votë që i është dhënë Lëvizjes Vetëvendosje është për ta kthyer vendin për së mbari.

“Kjo është përgjegjësi e madhe andaj pritet që të jeni të përgatitur mirë. Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës, sepse ashtu siç u kanë dhënë votën qytetarët, ashtu edhe ua marrin. Ne do të udhëheqim me parime dhe besim. Duhet të punoni për aq sa keni mandat që të dëshmoni se jeni meritor në pozitat që jeni vendosur”, ka deklaruar Kurti duke iu drejtuar ministrave të zgjedhur.

Kurti në seancën e parë si kryeministër ka shtuar se për të arritur ndryshim duhet “bashkëpunim dhe mentalitet i ri i punës”.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vendi nuk bëhet nëse vetëm rrinë. Sipas tij, mospajtimet e partive duhet të jenë për gabime e jo për inate.

Ai ka thënë se Qeveria e tij do të bashkëpunojë me opozitën e shoqërinë civile.

Continue Reading

Previous: Kush është zonja e parë në detyrë, gruja e Glauk Konjufcës?
Next: Hoti: Nesër ia dorëzojë Kurtit detyrën

Të ngjashme

greeek-scaled-1-780x470 Ambasadori grek: Pozicioni i Athinës mbi pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar

Ambasadori grek: Pozicioni i Athinës mbi pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar

Kurti dhe Osmani, s`ka dallime/ Në një linjë për dialogun me Serbinë

Kurti dhe Osmani, s`ka dallime/ Në një linjë për dialogun me Serbinë

vjosa-osmani-1 Kosova me president të ri, seanca pritet të mbahet para 10 prillit

Kosova me president të ri, seanca pritet të mbahet para 10 prillit


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.