Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Gostivari
  • Vonesat e subvencioneve, blegtorët e Gostivarit për të Hënën paralajmërojnë protesta

Vonesat e subvencioneve, blegtorët e Gostivarit për të Hënën paralajmërojnë protesta

Mos pagesa e subvencioneve për vitin e shkuar për blegtorët e Gostivarit, ka revoltuar të njëjtët. Ankohen se nuk i bëjnë dot të mbjellat e pranverës sepse nuk kanë fonde. Ata për ditën e hënë kanë paralajmëruar protesta ndërsa kërcënojnë me bllokime rrugësh nëse nuk u lëshohen subvencionet e parapara.

“Apelojmë deri tek Ministria e bujqësisë, Agjencia për Zhvillim Rural, të na lëshohet pagesa e subvencioneve e nëse nuk bëhet kjo, ne do marrim masa të tjera, do bllokojmë autostradën Gostivar – Tetovë, me gjithë blegtorët e rajonit të Pollogut dhe do e nxjerrim bagëtinë në rrugë. Është vonesë e madhe për pranverën për të mbjellat dhe ne jemi të bllokuar”.

Blegtorët ankohen se ju mbeten pa shitur edhe qengjat. Çmimi që e ofrojnë mbledhësit e qengjave, nuk mbulon as shpenzimet bazë për rritjen e tyre.

“Apelojmë të Ministria e Bujqësisë që të merr masa për çmimin e qengjave. Të jetë çmim i kapshëm që t`i mbërrijmë shpenzimet”.

Ministria e Bujqësisë vonesat i arsyeton me pandeminë dhe premton se subvencionet do t’i lëshojë së shpejti.

Në Pollog janë të regjistruar 870 blegtorë që merren me dhen, ndërsa subvencione lëshohen për rreth 20.000 qengja. Blegtorët në vend, për kokë qengji marrin 1100 denarë nëse kanë deri në 500, ndërsa për ata që kanë më shumë se 500, ndihma është 1000 denarë.

Continue Reading

Previous: Osmani: Zejtarët të aplikojnë për subvencione nga masat e Ministrisë së Ekonomisë
Next: Nga mesjava fillon vaksinimi

Të ngjashme

Driton-ZENKU Qytetarët me numra amë të dyfishtë, ishte një sekret publik!

Qytetarët me numra amë të dyfishtë, ishte një sekret publik!

arrestim Gostivar, arrestohet 24-vjeçari

Gostivar, arrestohet 24-vjeçari

Ora-Policore_10-780x470-1-1-750x430 Pollog, po respekthet ora policore

Pollog, po respekthet ora policore


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.