VMRO DPMNE ka vërejtje për mbi 1.000 vendimet e punës për punonjësit e mjekësisë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2023 22:15

VMRO DPMNE ka vërejtje për mbi 1.000 vendimet e punës për punonjësit e mjekësisë

1.117 punëtorë shëndetësorë si staf mjekësor dhe ndihmës teknik, higjienist dhe shoferë, të cilët me vite të tëra kanë punuar pa sigurim shëndetësor dhe pensional do të marrin punësim të përhershëm. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se kjo është një masë për mbajtjen e mjekëve në vend.

“Ne jemi të vetëdijshëm për shkallën e humbjes së punonjësve në shëndetësor dhe bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur ata këtu. Për këtë arsye kemi krijuar kushte që të zhvillohen profesionalisht. Kemi rritur pagat me 40%, dhe krijuam kushte për rritje të mëtejme.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Ky numër prej 1.117 punëtoreve, nuk përfshinë të gjithë të punësuarit me kontratë në vepër, atëherë mbi bazë cilave kritere do të jepen vendimet?
“Unë do të komunikoj me të gjithë menaxherët e institucioneve dhe me punëtorët e ndershëm dhe efektiv, që kanë qenë deri tani me kontratë në vepër, t’u jepet përparësi. Ju e dini që ne nuk kemi ligj për transformim, por ajo që do ta bëjmë ne e që varet nga unë, unë do të angazhohem të gjithë punëtorët e ndershëm… e këtë më mirë e dinë menaxherët, e unë do ta ndjek procesin si do të rrjedh.”- tha Fatmir Mexhiti – Ministër i Shëndetësisë.

Reaguan nga VMRO DPMNE. Nga atje thonë se me këto punësime pushteti po përpiqet të blejë vota.

“7 vite LSD dhe BDI janë në pushtet, 7 vite mjekë, praktikantë, staf mjekësor luftojnë për të drejtat e tyre, për punësim apo për kushte më të mira. Prej 7 vitesh ata janë injoruar. Tani që qeveria e LSD-së dhe BDI-së do të largohen 4 muaj para zgjedhjeve, po shfaqin shqetësim të rremë. Synimi i Kovaçevskit nuk është i sinqertë dhe është nënvlerësim i personelit mjekësor. “- tha Marija Miteva – zëdhënëse e VMRO-DPMNE.

Kërkuam qëndrim nga Sindikatat shëndetësore, por prej atje nuk deshën të komentojnë vendimin, siç thanë pa u njoftuar me detajet e vendimit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2023 22:15