Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Shendeti
  • Vlerat ushqyese të uthullës së shegës

Vlerat ushqyese të uthullës së shegës

Kjo uthull me ngjyrë të kuqe të ndezur karakterizohet nga ëmbëlsia frutore e ndërthurur me aciditetin e mprehtë, që së bashku shpalosin vlerat e mëposhtme.

Shega është një frut i mrekullueshëm që ofron shumë ushqyes dhe vlera për të gjithë dashamirësit e saj, shkruan “AgroWeb”.

Ajo konsiderohet thelbësore për një ushqim të shëndetshëm dhe është pjesë e recetave të ndryshme në mbarë Shqipërinë.

Fruti pëveçse i freskët konsumohet në mënyra të ndryshme siç janë lëngu, shurupi apo çaji. Po, nga shega mund të bëhet edhe uthull.

Lexuesit e AgroWeb.org janë njohur vazhdimisht me vlerat e uthullës së frutave, veçanërisht asaj të mollës në artikujt e shumtë që kemi publikuar për këtë produkt.

Megjithatë, të paktë janë ata që janë të mirëinformuar për vlerat e uthullës së shegës.

Kjo uthull me ngjyrë të kuqe të ndezur karakterizohet nga ëmbëlsia frutore e ndërthurur me aciditetin e mprehtë, që së bashku shpalosin vlerat e mëposhtme:

Sistemi tretës

Uthulla e shegës është e pasur me acid acetik që ndihmon sistemin tretës duke rritur aftësinë e organizmit për të përthithur ushqyesit e dobishëm nga ushqimet që konsumojmë.

Shtoni uthullën e shegës në sallatën tuaj të preferuar ose pijeni atë duke tretur një deri në 2 lugë gjelle uthull shege në një gotë me ujë dhe konsumojeni përpara ose gjatë vakteve.

Përthithja e kalciumit

Njerëzit që vuajnë nga intoleranca ndaj produkteve të bulmetit kanë nevojë për burime alternative të kalciumit siç janë: spinaqi, brokoli ose hudhra.

Nëse shtoni një pikë uthulle të shegës në këto ushqime, trupi do të përthithë kalciumin më lehtë se zakonisht.

Kolesteroli dhe tensioni i gjakut

Studimet tregojnë se, uthulla e shegës mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut.

Në mënyrë indirekte, uthulla e shegës ndihmon në uljen e shanseve të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Zhbllokon arteriet

Studimet thonë se uthulla e shegës mund të jetë një kurë për arteriet e bllokuara, hipertensionin dhe qelizat e dëmtuara.

Si të përgatisni uthullën e shegës në kushtet e shtëpisë

Receta e AgroWeb.org për përgatitjen e uthullës së shegës në kushtet e shtëpisë është mjaft e lehtë për t’u provuar.

Do t’ju nevojiten katër kilogramë shegë nga të cilat mund të prodhoni një litër uthull shege, pas filtrimit dhe avullimit.

Përgatitja:

Pasi keni shtrydhur kokrrat e shegës, hidheni lëngun në një enë qelqi.

Mbajeni në frigorifer për dy ditë, gjatë së cilave, mbetjet e kokrrave do të bien në fund të enës. AgroWeb.org ju këshillon që kokrrat e shtypura mos t’i hidhni sepse ato janë burim fibrash dhe mund të konsumohen.

Filtrojeni lëngun me kujdes dhe hidheni në një enë qelqi. Mbulojeni enën me një napë dhe izolojeni mirë me llastik. Enën ruajeni në një hapësirë të errët. Lereni lëngun të fermentohet për 30 ditë.

Më pas, filtrojeni për herë të dytë. Lëngu i përftuar duhet të fermentohet sërish për rreth 2 javë të tjera. Në fund të këtij procesi, duhet ta filtroni uthullën e përfituar për një herë të fundit.

Ruajeni uthullën e filtruar në një shishe të veçantë dhe mbajeni në frigorifer. Në fillim shija do të jetë tepër e mprehtë dhe e athët, por më pas do të zbutet. Mund ta përdorni uthullën në recetat tuaja.

Continue Reading

Previous: Produktet që duhet të përdorni për një mëlçi të shëndetshme
Next: Katër ilustrime se si duket në të vërtetë ankthi

Të ngjashme

auto_kiwi-800x4501613849993 Këto janë ​tetë ushqimet që ju mbrojnë nga viruset

Këto janë ​tetë ushqimet që ju mbrojnë nga viruset

u3-8 Qershitë e thara/ 9 përfitimet shëndetësore që duhet të dini

Qershitë e thara/ 9 përfitimet shëndetësore që duhet të dini

u3-9 Zbuloni si të rifitoni balancën e humbur kur konsumoni shumë sheqer

Zbuloni si të rifitoni balancën e humbur kur konsumoni shumë sheqer


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.