Vjedhësi serik. Cak i grabitjeve shtëpitë e mërgimtarëve
Me katër dhjetor të vitit 2018 Policia e Gostivarit njoftoi që ka zbardhi mbi pesëdhjetë vjedhje të rënda dhe ngriti padi penale kundër dy personave të cilët janë të dyshuar se i kanë kryer veprat. Fjala është për personat Idajet Ahmedi nga Banjica e Poshtme e Gostivarit dhe shtetasi i Republikës së Shqipërisë, Robert Kolaveri, të cilët gjykata i dënoi me nga tre vite burg për akuzën që rëndonte mbi ata.
Në raportin e Policisë thuhej që dy hajnat lëndët e vjedhura i kishin shitur në tregjet e zeza në Shqipëri dhe brenda Maqedonisë së Veriut.
Prokuroria Publike Themelore e Gostivarit pastaj inicoi padi penale kundër Robert Kolaveri atë kohë 30 vjeç shtesat i Shqipërisë dhe Idajet Ahmedi atë kohë 26 vjeçar nga Gostivari.
Polici raportoi që atëherë në cilësin e të dyshuarve, personat në fjalë kishin kryer pesë vepra penale në vitin 2017, ndërsa 47 në vitin 2018, edhe atë në lokacione të ndryshme, kryesisht në qytetin e Gostivarit, Banjicë e Epërme, Debresh, Çegran, Vrapçisht, Gradec, Çajle, Turçane e Vogël, Balindol, Forinë, Toplicë, Raven, lagjet Fazanerija, Grudajca dhe në vendbanime të tjera.
Sipas Policisë së Gostivarit, vjedhjet i kishin bërë në atë mënyrë që e kishin shfrytëzuar mungesën e pronarëve dhe kishin hyrë në shtëpitë e atyre që jetojnë përkohësisht në mërgim.
“Prej aty kishin marrë stoli ari, para, veshmbathje, celularë, aksesorë, orë dhe produkte tjera teknike. Produktet që i kishin marr më vonë ilegalisht ua kishin shitur blerësve në vend dhe në Republikën e Shqipërisë”, raportuan nga Policia.
Gjatë kësaj kohe, dy personat që u dënuar me burg për kryerje të veprës “Grabitje e rëndë”, ishin të punësuar në një punëtori prodhuese në Gostivar.
Pas procedimit nga organet e rendit, lënda u bart tek Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit e cila inicoi proces gjyqësor ndaj Idajet Ahmedit dhe Robert Kolaverit, për shkak të kryerjes së veprës penale “Grabitje e rëndë” sipas nenit 236, paragrafi 1, alinea 1 me nenin 45 të Kodit Penal, vepra penale “Grabitje e rëndë” nga neni 236, paragrafi 1, alinea 19 me nenin 22 dhe nenin 45 nga Kodi Penal.
Nisur nga propozim aktakuza e Prokurisë, ekspertizës dhe dëshmive nga pala e akuzës, Gjykata solli vendim me të cilin ndaj të akuzuarit u caktua denim me tri vite burgim.
Agjencia e lajmeve Flaka prej ditës po hulumton rastin në fjalë. Gjykata edhe pse kishte sjellë vendim për dënim me burgim, të njejtin vendimin nuk e ka vënë në fuqi dhe as që ka dhënë urdhër për konfiskimin e dokumentave të udhëtimit, ashti siç parashikon Kodi Penal.
Për pasojë, i shpalluri fajtor dhe i dënuar me tre vite burgim, Idajet Ahmedi ka arritur të merr vërtetim nga Gjykata themelore e Gostivarit se nuk ka qenë i dënuar dhe nuk ndiqet penalisht, dhe me këtë vendim të dyshimtë ka arritur të apikon dhe të merr vizë dhe leje qëndrimi në Gjermani.

Rastin në redaksinë tonë e denoncoi Lirim Mustafi tek shtëpia e të cilit ishte kryer një nga këto vjedhje dhe kishin dëmtuar familjen Mustafi me mbi 10 mijë euro vlerë të grabitjes së kryer.
Agjencia e lajmeve Flaka vazhdon hetimin rreth rastit dhe tashmë pret përgjigje nga Gjykata themelore e Gostivarit dhe SPB – Tetovë për mundësinë se si personi i dënuar me burgim nuk vuajti dënimin, pse vendimi i gjykatës nuk është fuqizuar, pse nuk iu konfiskuan dokumentat e udhëtimit pasi iu shqiptua dënimi dhe pse nuk ka pasur fletarrest ndaj tij.
Fundi i pjesës së tretë. Në vazhdim do të shpalosen pyetjet e drejtuara deri tek Gjykata Themelore e Gostivarit, përmes postës elektronike me datë 19.11.2022. Deri të hënën ende nuk ka përgjigje kthyese.
LEXO RRETH LAJMIT:
Grabiti 57 familje dhe u dënua me 3 vite burgim. U largua nga shteti dhe jeton në Gjermani!
U kap nga Policia dhe u dënua nga Gjykata, vjedhësi serik vazhdon të lëvizë i lirë