Viti 2023 në Klinikën për Kirurgji të fëmijve, u hospitalizuan 4965 fëmijë, 132 nga Gostivari!

Driton Zenku
By Driton Zenku 30 Dhjetor, 2023 11:06

Viti 2023 në Klinikën për Kirurgji të fëmijve, u hospitalizuan 4965 fëmijë, 132 nga Gostivari!

Klinika Universitare për Kirurgji të fëmijve po përmbyll vitin 2023 me 4965 fëmijë të hospitalizuar, 1986 nga ata të operuar, njofton Flaka

Lajmi bëhet i ditur nga drejtori Elmedin Asani, i cili shpreh faleminderime për kolektivin për punën dhe shërbimin ndaj klientëve.

“Jam falemenderues për të gjithë kolektivit për punën dhe shërbimin ndaj qytetarve tanë. Rikthyem buzëqeshjen në 4965 familje”, shprehet Asani. Nga numri i përgjithshëm prej 4965 pacientëve të pranuar dhe egzaminuar,132 pacientë kanë qenë nga rajoni i Gostivarit. Flaka Media

Driton Zenku
By Driton Zenku 30 Dhjetor, 2023 11:06