Viti 2022: Rritja e çmimeve ishte fjala më e përdorur në opinion

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2022 18:46

Viti 2022: Rritja e çmimeve ishte fjala më e përdorur në opinion

Çmimet e disa produkteve muajt e fundit të vitit 2022 janë rritur për 50 për qind në Maqedoninë e Veriut, e cila për gjatë gjithë viti u përballë me valën e shtrenjtimeve. Rritja për çdo ditë vërehet në produktet bazë si mielli, sheqeri dhe kripa, të cilat janë rritur për 20 % krahasuar me një vit më parë.

Për pasojë, edhe pse u paralajmërua reduktim i çmimeve, çmimi i vajit për ushqim sërish sillet nga 90 deri në 100 denarë, qumështi 50 deri 80 kurse sheqeri 40 deri 50.

Shporta minimale e konsumatore për muajin nëntor ishte 51.714 denarë apo mbi 850 euro për një familje në Maqedoninë e Veriut.

Sipas llogaritjes së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, për ushqim në muajin nëntor nevojiteshin minimum 19.518 denarë, ndërsa për shpenzime të përgjithshme 12.983 denarë. Pra në nëntor ka rritje për 200 denarë më shumë në krahasim me muajin tetor, dhe 1.490 denarë më shumë se shtatori.

Mjetet e mbetura, gjegjësisht 3.668 denarë janë minimalisht të nevojshme për transport, 2.986 denarë për higjienë dhe 2.250 denarë për veshje ose këpucë. Për kulturën mbeten 1.067 denarë, ndërsa për shërbime shëndetësore qytetarët shpenzojnë vetëm 799 denarë.

Nga LSM më herë kanë njoftuar se vlera e shportës minimale të sindikatës për një vit është rritur për 16.940 denarë.

Rritje e ndjeshme e çmimeve të derivateve të naftës

Çmimet e derivateve të naftës janë rritur në të gjitha vendet e rajonit dhe vala e fundit e rritjes së çmimeve nuk e ka anashkaluar as Maqedoninë e Veriut.

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut brenda vitit 2022 ka patur shumë punë. Me dhjetëra raste njoftoi rritje dhe ulje të çmimeve të derivateve.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, ndikoi edhe në tregun e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Dekretin me fuqi ligjore për plotësimin e Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për akcizat gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Me këtë dekret përcaktohet sasia e akcizës për benzinë pa plumb me përmbajtje plumbi deri në 0.013 gram për litër, për naftën si lëndë djegëse, gjegjësisht dizel karburanti, për naftën si lëndë djegëse për ngrohje.

Në fillim të vitit 2022, u njoftua që çmimi i derivateve për një vit në Maqedoni janë rritur për mbi njëzet denarë për litër. Të dhënat zyrtare treguan se rritja drastike e çmimeve të derivateve të naftës në vend ka filluar në korrik të vitit 2021.

Në fillim të Janarit, çmimet maksimale të derivateve të naftës u përkufizuan me sa vijon:  Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 75,00 (denarë/litër) Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 77,00 (denarë/litër) Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 65,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 65,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU – 40,210 (denarë/kilogram).

Me 15 gusht, komisioni njoftoi për rritje tjetër. Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,50 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 91,00 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,50 (denarë/litër).

Fundviti shënon ulje të ndjeshme të çmimeve. Me datë 10.12.2022, çmimet maksimale të derivateve të naftës u caktuan: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 77,50 (denarë/litër) Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 79,50 (denarë/litër) Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 79,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 40,056 (denarë/kilogram). Shikuar krahasimin mes muajve të vitit 2022, dallimi është esencial. Fillimi dhe mbarimi i vitit afrojnë çmimet e derivateve, por 6/7 muajt e tjera të vitin u karakerizian me çmime maksimale të derivateve.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2022 18:46