Vijon procesi i strukturimit të Forumit Rinor të degës së BDI në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Nëntor, 2023 09:48

Vijon procesi i strukturimit të Forumit Rinor të degës së BDI në Gostivar

Vijon procesi i strukturimit të Forumit Rinor të degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar. Në një njoftim të tij, kryetari i degës, Valdet Xhaferi bëri me dije që këto ditë po vazhdon organizimi dhe strukturimi i Forumit Rinor të BDI-së në Gostivar, njofton Gostivari Sot.

“Motoja jonë është e thjeshtë, por e fuqishme: “Fuqizojmë Rininë, Sigurojmë Ardhmërinë.” Takimet e para janë mbajtur me Këshillat Vendor Balindoll, Balindoll i Vjetër, Çajlë dhe Çajlë e Vjetër. Ju ftojmë të bëheni pjesë e Forumit Rinor të BDI – Gostivar, duke marrë pjesë në këto takime dhe duke u bërë anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Bashkohu me ne në këtë udhëtim për të fuqizuar zërin e rinisë dhe siguruar një ardhmëri të sigurt”, njoftoi Xhaferi.

” I ftojmë gjithë të rinjtë nga Gostivari dhe rrethia që të jenë aktiv në politikbërje dhe vendimarrje, që deri më 01 Dhjetor të antarsohen në forumin rinor, online ose me fletanatarsime me qëllim që të bëhet pjesë e vendimmarrjes politike. Anëtarsohu në FR BDI Gostiva, fuqizo Rininë, siguro ardhmërinë”, apelon Veton Sadiku, koordinatori i Forumit rinor të BDI-së njëherit edhe nënkryetar i degës së Gostivarit. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Nëntor, 2023 09:48