Vidhet Xhamia në Turçan të Vogël

Për herë të parë xhamia ë Turçan të Vogël ka rënë pre e vjedhësve. Persona ende të paidentifikuar duke përfituar nga mungesa e besimtarëve janë futur për të vjedhur brenda ambienteve të xhamisë.
Nuk dihet nëse kanë aritur të marrin diçka nga Xhamia, por kanë dëmtuar derën hyrëse të Xhamisë.
Qytetarët që denoncuan vjedhjen në televizionin Globi thonë se akti i rëndë është më shumë moral se sa ekonomik.
Policia e Gostivarit ka nisur hetimet për të gjetur autorët e vjedhjes.
Xhamia e fshatit Turçan i Vogël është Xhamia e dytë që vidhet brenda kësaj jave. Vetëm disa ditë më parë një vjedhje u regjistrua edhe tek Xhamia e Rinisë.