Vetëm dje, dy raste të dhunës familjare denoncohen në Tetovë. Viktima gratë!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Dhjetor, 2023 11:06

Vetëm dje, dy raste të dhunës familjare denoncohen në Tetovë. Viktima gratë!

Kështu, të martën rreth orës 01.00, efektivët e policisë të SPB-Tetovës kanë privuar 34-vjeçar S.A. nga Tetova, i cili më parë kishte qenë i raportuar nga gruaja e tij 34-vjeçare se rreth orës 22:30 në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht atë dhe kishte kërcënuar fëmijët dhe babanë e tij.

Sipas Policisë personi është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Në ndërkohë, tridhjetë vjeçarja nga Tetova, po ashtu dje në orën 14:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se ka qenë e sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare dhe ishte kërcënuar nga burri i saj 34-vjeçar E.C.

Nga Policia njoftuan se janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Gostivari Sot | Flaka Media Group

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 7 Dhjetor, 2023 11:06