Vërejtja e BDI për shkollat pa nxemje, përgjigjet Taravari: Do të lëshohet kur të bien temperaturat

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2022 14:19

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në përgjigjen e tij pyeti se cila BDi akuzon “ajo e zjarrit apo e tenderit”. Pastaj shtoi se nuk dinë cilën ta dëgjojnë, ministrin e ekonmisë, Kreshnik Bekteshi që dje e akuzoi pushtetin lokal të Gostivarit se ka devijuar nga kursimi i energjisë elektrike apo BDI – në e Gostivarit e cila kërkon nxemje nëpër shkolla kur jashtë temperaturat shënojnë 20 gradë.

“Tash e mendoj dega e Gostivarit është e zjarrit apo e tenderit! Bekteshi doli dje dhe tha se shumë harxhojmë, sot këta dalin dhe thonë se nuk harxhojmë. Ne i dëgjojmë rekomandimet që vijnë prej qeverie, në ditët kur është koha e mirë nuk i harxhojmë derivatet e naftës dhe energji elektrike dhe në bazë të kërkesave apo të kohës, në bazë të temperaturës në ambinetet e jashte ashtu edhe harxhojmë derivate. Qëllimi është të kursejmë sa më shumë. Kështu do të vazhdojmë se sido që të jetë koha periudhën e ardhshme dhe siç shihet edhe 6-7 ditët në vijim do të jetë mbi 20 gradë Celsius dhe kjo është standard botëror e jo se ne diçka kemi zbulura, por qëllimi është të kursejmë sa më shumë”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Taravari tha se nëpër shkolla aktualisht ka nxemje dhe e njejta do të lëshohet kur temperaturat të bien.

“Aty ku ka nevojë ka, kemi rezervuare të plota me derivate të naftës, kemi energji elektrike, por mundohemei të kursejmë maksimalisht dhe absolutisht që ka nxemje. Mundohemi aty ku nuk ka nevojë të reacionalizojmë dhe nëpër plotë shkolla mësohet vetëm me një ndërrim kështu që edhe më tej do të mundohemi të kursjemë maskimalisht sa të mundemi”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Lexo edhe:

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 20 Tetor, 2022 14:19