Vendime të reja për izolim për 7 banorë të Gostivarit

Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në rajonin Tetovë-Gostivar, u përgatitën vendime të reja për izolim për 70 persona (TE) dhe 7 persona (GV) kurse janë kryer kontrolle ndaj 725 personave (TE-577 dhe GV-148) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve.
Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në periudhën (19.10./20.10.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 85 personave (TE-64 dhe GV-21) u janë lëshuar urdhëresa pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë.