Vendime të reja për izolim për 15 persona në Gostivar

Gjatë kësaj periudhe, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, në rajonin Tetovë-Gostivar, janë përgafitur vendime të reja për izolim për 132 persona (TE) dhe 15 persona (GV) kurse janë kryer kontrolle ndaj 725 personave (TE-563 dhe GV-162) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mosrespektime të vendimeve.
Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë për periudhën (18.10./19.10.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, ndaj gjithsej 117 personave (TE-66 dhe GV-51) janë lëshuar urdhëresa pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë.