Vdes pacienti pas transplantit të zemrës së derrit
David Bennet ka qenë personi i parë që kaloi me sukses operacionin për transplantin e zemrës së një derri të modifikuar gjenetikisht.
Ai u operua më 7 Janar dhe doktorët një javë më vonë u shprehën se Bennet gëzonte shëndet të plotë dhe ishte pranë familjes së tij.
Pas operacionit të vështirë dhe riskut të lartë disa javë më parë, 57-vjeçarit i janë shfaqur komplikacione dhe ai ka ndërruar jetë më 8 Mars.
Edhe pse e dinte rrezikun e ndërhyrjes ai pranoi.
“Një pacient i guximshëm dhe fisnik që luftoi deri në fund”, tha kirurgu Bartley Griffith që kreu operacionin.
Djali i tij tha se transplanti i babait ishte “fillimi i shpresës dhe jo fundi”.
“Ne jemi mirënjohës për çdo moment inovativ, çdo ëndërr të çmendur, çdo natë pa gjumë që hyri në këtë përpjekje historike” ka thënë ai. tvklan.al