Vdes 53 vjeçari nga Tetova, pasi e zuri rryma elektrike

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Nëntor, 2022 12:23

Dje (07-nëntor) në ora 18:00 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin klinik të Tetovës është sjellë i
ndjeri 53-vjeçari A.M. i cili paraprakisht ka pësuar goditje elektrike gjatë riparimit të një prize në shtëpinë e tij në rrugën ,,Veleshka“ në Tetovë.

Është kryer këqyrja në trupin e A.M. nuk janë konstatuar gjurmë dhune dhe në bazë të urdhrit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Nëntor, 2022 12:23