Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Të fundit
  • Vdekje të shumta, mbyllja e pashmangshme

Vdekje të shumta, mbyllja e pashmangshme

Po mbushen kapacitetet spitalore për akomodim të pacientëve të sëmurë nga Kovid-19 në të gjitha qytetet e vendit, ndërsa gradualisht mbushet edhe spitali modular në Shkup ku në ditët e fundit te ne dhe në Evropë është shënuar rritje e numrit të rasteve të reja.

Katërqind e katër të saposëmurë nga Kovid-19 janë regjistruar dje në vend. Ishin bërë 1524 testime, të vdekur ishin 14 persona, të gjithë të hospitalizuar. Numri i tërësishëm i të diagnostofikuarve me Kovid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 26.394, shifra e pacientëve të shëruar është 897, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin 7067. Zyrtarë të shëndetësisë thonë se nëse vazhdon kështu numri i të vdekurve dhe të infektuarve, mbyllja dhe ora policore janë të pashmangshme. Tashmë në Qeveri është biseduar për këtë masë e cila u implementua që në fillim të pandemisë, megjithëse tani më lehtë mund të miratohet kur kemi parasysh se shumë vende të Evropës e kanë paralajmëruar karantinën totale.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi dje se kapacitetet në qytetet tjera dhe spitalet në Shkup po mbushen me kovid-pacientë, ndërsa gradualisht mbushet edhe spitali modular në Shkup. “Për shkak të kapaciteteve të plota për akomodim të pacientëve me kovid në koordinim të tërësishëm jemi për transferim të pacientëve nga spitali i Shtipit në Koçan, ndërsa këtu, në Strumicë, biseduam për atë se si të plotësohet kuadri, para se gjithash, nga kolegët e mjekësisë interne dhe repartit infektiv. Biseduam edhe si gradualisht të përgatitet edhe dega e re e spitalit, e cila tërësisht është pajisur me shtretër dhe me furnizim qendror të oksigjenit dhe për disa ditë mund të vihet në funksion”, tha Filipçe, ndërsa shtoi se në degën e re të spitalit ka qindra shtretër, por duhet në mënyrë përkatëse të sistemohet kuadri.

“Presioni është me të vërtetë i madh dhe shpresoj se masat të cilat i rekomanduam do të kontribuojnë të zvogëlohet transmisioni i virusit. Shikojmë se në të gjithë Evropën po stërmbushen praktikisht kapacitetet spitalore. Kjo është ajo që të gjitha vendet duan ta shmangin. Kjo ishte biseduan në mbledhjen para dy ditëve në suaza të procesit berlinas qëllimi i së cilës është të shmangen ‘lok daun’ mbylljet e tërësishme”, nënvizoi Filipçe. Ka informuar se edhe spitalet në Shkup janë të stërmbushura me kovid-pacientë, ndërsa gradualisht po mbushet edhe spitali modular në Shkup. “Bëhen përgatitje për spitalin në Kozle dhe kapacitete plotësuese në spitalin ‘8 Shtatori’, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Edhe njëherë ka potencuar se masat e tanishme, të cilat tani janë në fuqi, kanë për qëllim të limitojnë ndonjë forme të orës policore, gjegjësisht limitim i kontakteve, mbajtja e maskës dhe shmangia e grupimeve.

Sipas buletinit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë në Klinikën Infektive gjithsej janë hospitalizuar 134 pacientë. Në mbështetje të oksigjenit janë 92 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar pesë fëmijë dhe tetë nëna pozitive. Në SPQ “8 Shtatori” gjithsej janë hospitalizuar 46 pacientë. Në aparat respirator janë dy pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 52, ndërsa në spitalin në Shtip janë 50 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë, Koçan dhe Kavadar janë hospitalizuar 298 raste pozitive dhe të dyshimtë me Kovid-19.

Për shkak të përforcimit të kapaciteteve tashmë është paralajmëruar vendosja e 16 mini Kovid reparteve. Një pjesë e huas nga Banka Botërore, e destinuar për përforcim të sistemit shëndetësor, e cila arrin 34 milionë dollarë, do të shfrytëzohet pikërisht për këto 16 mini-kovid reparte pranë të gjitha spitaleve, ku është identifikuar nevoja, si dhe për pajisje mjekësore në secilën nga këto kovid qendra me aparat mobil për rentgen, EHO-aparate dhe për numër përkatës të testimeve. Filipçe paralajmëroi se do të rriten edhe terminet, por edhe numri i testimeve për Kovid-19. Është dhënë udhëzim në të gjitha laboratoritë gjatë fundjavës të ketë termine plotësuese dhe të mos ketë zvogëlim të numrit të testimeve. (koha.mk)

Continue Reading

Previous: Nxënësit nuk pranojnë testim me prezencë fizike
Next: 85% e të vdekurve me korona kanë pasur sëmundje kronike

Të ngjashme

berat-10-1170x658 Berat Ismaili rizgjidhet në krye të LFK në Gostivar

Berat Ismaili rizgjidhet në krye të LFK në Gostivar

Dogs Trust Worldwide London NGO Photographer 47 vjeçari nga Gostivari kafshohet nga qeni endacak

47 vjeçari nga Gostivari kafshohet nga qeni endacak

auto_rritet-numri-i-pacienteve-me-koronavirus-te-shtrire-ne-qkuk-nje-ne-gjendje-te-rende1607502125 Alarmi, virusi britanik me përhapje më të madhe në vend

Alarmi, virusi britanik me përhapje më të madhe në vend


TË FUNDIT

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

blerim0-1-1170x658 Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19

Gostivar, interesim i ulët nga të moshuarit për t’u vaksinuar kundër Covid 19

10871149-E34D-4DDE-AF0A-3DA27C5A521C Lëshohet në përdorim spitali modular në Gostivar

Lëshohet në përdorim spitali modular në Gostivar

951543AF-CD05-4398-AA78-92242A724509 Ndërron jetë doajeni Rizvan Sinani

Ndërron jetë doajeni Rizvan Sinani

moti-696x406 Sot moti për shëtitje në natyrë

Sot moti për shëtitje në natyrë

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.