Varianti Omicron: Çfarë mund të mësojmë nga përvoja e deritanishme e Afrikës së Jugut?

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 00:21

Varianti Omicron: Çfarë mund të mësojmë nga përvoja e deritanishme e Afrikës së Jugut?

Afrika e Jugut ishte vendi ku u identifikua për herë të parë varianti i ri Omicron dhe rastet atje u rritën me shpejtësi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Omicroni po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë me asnjë variant të mëparshëm.

Të dhënat për pranimet në spital për COVID-19 në Afrikën e Jugut tregojnë se ato po rriten mjaft ndjeshëm në të gjitha provincat.

Por, ato nuk po rriten aq shpejt sa do të prisnit duke pasur parasysh numrin e rasteve.

Më pak pacientë aktualisht kanë nevojë për oksigjen e ventilatorë dhe ata janë në spital për periudha më të shkurtra, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Shkencëtarët e Afrikës së Jugut thonë se kjo nuk tregon se varianti në vetvete është më i butë.

Dallimi i madh nga valët e mëparshme është shkalla e vaksinimit dhe imuniteti natyror në popullatë.

Megjithëse dy doza vaksine ose një infeksion i mëparshëm duken shumë më pak efektive në infektimin me Omicron.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 19 Dhjetor, 2021 00:21