Valdet Xhaferi: Qëllimi ynë, e gjithë struktura partiake të ndjehet e përfaqësuar

Driton Zenku
By Driton Zenku 31 Dhjetor, 2022 13:13

Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar Valdet Xhaferi, në intervistën ekskluzive të fundvitit për Flaka Media Group, flet për politikën, udhëheqjen me degën e Gostivarit, institucionin që drejton dhe karrierën e tij. Xhaferi shpreh bindjen që politika është art i së mundshmesh dhe një mundësi  ideale për të qenë në shërbim të komunitetit, dhe jo e kundërta. Xhaferi thotë që nga marrja e mandatit iu qasë parimit që vendimarrja të bëhet bashkë me stukturat e partisë, duke zbritur deri tek Këshillat Vendore, me qëllim që pesha e tyre të ngritet në nivelin e merituar.

Intervistoi: Driton ZENKU

Driton ZENKU

FLAKA: Në pjesën e parë të vitit 2022, konkretisht me 19 qershor u zgjodhet kryetar i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI dega në Gostivar. Kaluan gjashtë muaj nga marrja e detyrës që për herë të parë u delegua nga anëtarësia përmes zgjedhjeve brenda partiake. Tani pas gjashtë muajsh, mund të na flisni për ndryshimet që premtuat në fushatën zgjedhje brenda partisë?

Valdet Xhaferi: Po siç dihet, organizata jonë politike Bashkimi Demokratik për Integrim për herë të parë në Maqedoninë e Veriut por edhe në rajon organizoi zgjedhje të drejtpërdrejta brenda partiake në disa degë. Edhe në Gostivar u mbajtën zgjedhje brenda partiake ku u zgjodhën strukturat e Degës dhe Këshillave Vendore. Me partim një anëtar – një votë fitova besimin e aktivit të partisë për të drejtuar degën. Brenda kohës konsoliduam kryesinë e degës dhe Këshilltar Vendore. Nga fillimi nisëm punën me parimin që vendimarrja të bëhet bashkë me stukturat e partisë, duke zbritur deri tek Këshillat Vendore. Së fundmi realizojmë takime me aktivin në të gjitha Këshilltat Vendore, duke dëgjuar me vëmendje vërejtjet, këshillat dhe sugjërimet e tyre. Kur vendos një individ gjasat janë të mëdha të bëhen gabime, kur vendimet merren me konsensus dhe konsulta më të gjëra, zgjidhja është më e mirë. Ky është parimi që kemi instaluar dhe për këto gjashtë muaj funksionon shumë mirë. Këshillat Vendore, kryesia, Forumi i Gruas, Forumi Rinor, e gjithë struktura ndjehen të përfaqësuar. Vendimarrjen e kemi dimensionuar dhe tani çdo premtim, çdo punë, çdo aktivitet në teren e kemi më lehtë për ta realizuar dhe menaxhuar sa më mirë. 

FLAKA: Në fushatën zgjedhore brenda partisë rinia ishte kryefjala. Tani që fituat besimin e anëtarësisë, Forumi Rinor e ka gjetur vendin e meritur në parti?

Valdet Xhaferi: Siç potencova në pyetjen e parë, edhe Forumi Rinor po merr përgjegjësi dhe luan rol parimor në vendimarrje dhe çdo aktivitet tjetër. Në kryesinë e re nënkryetar i degës është nga Forumi Rinor. Kemi edhe anëtarë të tjerë në kryesinë e re që përbëhet kryesisht me gjenerata të reja dhe të kualifikuar. Forumi Rinor është aktivizuar dhe po merr pjesë në çdo aktivitet partiak me rëndësi është inicimi i aktiviteteve nga ana e tyre, që ne me kënaqësi i përkrahim. Më herët kam drejtuar Forumin Rinor në Gostivar dhe jam tepër i ndjeshëm me këtë strukturë vitale të partisë. Forumi Rinor shumë shpejt do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor dhe në gjysmën e parë të vitit 2023 do  të kemi kryesi të re. 

FLAKA: Edhe Forumi i Gruas e kishte vëmendjen tuaj si kandidat për kryetar dege. Kryesia e re e degës është konsoliduar. Sa është e përgaqësuar Forumi i Gruas në kryesinë e re?

Valdet Xhaferi: Pa përjashtim mundohemi që çdo kush të jetë i përfaqësuar, qoftë individ apo strukturë më e gjerë partiake. Forumi i Gruas ka shtuar aktivitetet dhe ne e përkrahim në çdo drejtim. Edhe në kryesinë e re të degës, një nga nënkryetarët i takon gjinisë femërore. Kemi edhe anëtare të tjera në kryesi. Deri tani, çdo aktivitet që po e ndërmarrim Forumi i Gruas është pjesë e realizimit. Në takime me aktivin e partisë na bashkohen edhe nga Forumi i Gruas dhe nga grupi i këshilltarëve të BDI në komunën e Gostivarit. Si në stukturat lokale ashtu edhe në ato qendrore, Forumi i Gruas po përfaqësohet denjësisht dhe ky fakt më gëzon tej mase. Dallimet mes strukturave në parti qoftë për nga gjinia apo gjeneratat duhet të mos ekzistojnë. Meritokracia dhe kompetenca duhet të na udhëheqin në të gjitha proceset.

FLAKA: Premtuat që do të respektohet struktura e partisë dhe se Këshillat Vendore do të kenë rol vendim-marrës. Gjashtë muaj pasi morët timonin e degës, çka mund të flisni në këtë drejtim. Drejtoni vet ose bashkëdrejtoni me të stukturat e partisë, përfshi edhe kryesinë e degës? 

Valdet Xhaferi: Sërish do të kthehem tek pyetja dhe përgjitha e parë e intervistës.Këshillat Vendore, kryesia, Forumi i Gruas, Forumi Rinor, e gjithë struktura duhet të ndjehen të përfaqësuar, dhe këtë e bëjmë për çdo ditë dhe për çdo rast. Një njeri nuk mund të jetë i gjithëdijshëm dhe të merr përsipër çdo gjë. Nuk mund të dijë unë më mirë se sa vetë Këshilli Vendor i ndonjë vendbanimi për kërkesat dhe nevojat e tyre. Jemi në konsultim të vazhdueshëm për çdo lëvizje. Nga pozicioni që mu besua nga anëtarësia e organizatës sonë polike, po mundohem të jemë një balansues i mirë i punëve. Tentojmë që të mos përjashtojmë apo anëshkalojmë asnjë Këshill Vendor dhe mendoj që i kemi dhënë kahje kësaj pune. 

FLAKA: Është perceptim në opinon që politika nuk ka besë, politikani nuk besohet. Është krijuar një bindje ndoshta me të drejtë. A është e mundur që një politikan të mban fjalë, të realizon premtimet, të mos gënjen dhe të mos e mendon veten se është mbipopullin?

Valdet Xhaferi: Në skenën politike defilojnë personalitete të ndryshme që lejnë gjurmë për të mirë apo për të keq, dhe kjo varret nga individi. Përgjegjësia është individuale dhe çdo kush duhet të mban llogari për veprimet e veta. Politika është art i së mundshmesh dhe një mundësi e përkyer për të qenë në shërbim të komunitetit, dhe jo e kundërta. Ne në organizatën tonë e kemi kuptuar drejt këtë parim dhe nga pozicioni ku jemi mundohemi që ta dëshmojmë të kundërtën e asaj që thuhet për politikën dhe politikanët. Ndaj bindjen që në politikë ka besë dhe politikanit mund t’i besohet pa asnjë dilemë.

FLAKA: Aktualisht jeni edhe drejtor i Byrosë për Ekspertizë Ligjore. Arrini që brenda kohës të kryni obligimet edhe në drejtori edhe në degën e partisë?   

Valdet Xhaferi: Një menaxhim i mirë i kohës të mundëson të jeshë në krye të detyrës dhe të  mbarosh obligimet në kohë kohë. Është e vërtetë që kam një angazhim të shtuar kohëve të fundit, por siç thash, me një menaxhim të mirë të kohës mund të ia dalësh. Disa përgjegjësi në disa raste  i delegoi tek bashkëpunëtorët dhe në fund të ditës ia dalim.

FLAKA: Të flasim për institucionin që drejtoni. Në kohën kur jeni emëruar drejtor i Byrosë për Ekspertizë Ligjore, përfaqësimi i shqiptarëve ka qenë vetëm 8 për qind. Si qëndron situata me përfaqësimin etnik, përfshirë edhe veritkalen institucionale, tani pas katër vitesh në krye të këtij institucioni?

Valdet Xhaferi: Me kënaqësi mund të them që përfaqësimi i shqiptarëve në Byronë për Ekspertizë Ligjore është rritur në 29 për qind. Duhet theksuar që në kohën kur jam emëruar në krye të këtij institucioni, përfaqësimin e shqiptarëve ishte vetëm 8 për qind. Vlen të cekët që në këtë drejtim kemi pasur një angazhim goxha serioz dhe fatmirësisht në momentin që ne flasim,  përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në Byronë për ekspertizë ligjore është 29 për qind. Jemi duke u angazhuar që të rrisim edhe më tepër përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve edhe në vertikale.

FLAKA: Nuk ka të caktuara zgjedhje për vitin 2023. Nëse nuk do të kemi zgjedhje të parakohshme, do të kemi një vit pa zgjedhje. Mendoni që viti 2023 do të jetë një vit i kthimit në normalitet sa i përket krizës eknomomike dhe asaj energjetike? 

Valdet Xhaferi: Dihet që e gjithë Evropa por edhe shtetet e tjera të botës u lëkudën nga kriza ekonomike dhe energjetike që erdhi si pasojë e konfliktit Rusi – Ukrainë, dhe pas një periudhë të stërzgjatur me pandeminë. Fund i vitit na jep një pikë drite në fund të tunelit dhe besoj që situatat të tejkalohen. Ka disa lëvizje në ekonomi dhe shpresoj që të rikthehemi në normalitet, me vetëdije që pasojat nuk do të jenë edhe aq të lehta. Të urojmë që çdogjë t’i kthehet normalitetit.

FLAKA: Jeni aktor në politikën gostivarase. Në Gostivar është krijuar një bindje që hakmarrja politike po merr haraç mbi dy dekada. Vjen njëri, shkron tjetri, ata që vuajnë pasojat janë punonjësit në administratë, qoft në Komunë, në arsim apo në Ndërmarrjet Publike. Valdet Xhaferi ka një qasje ndryshe në këtë drejtim apo do të jetë vazhdimësi e politikës me perkusione?   

Valdet Xhaferi: Për fat të keq ky konstatim i juaj rezulton i saktë. Ende në Gostivar dëgjojmë për hakmarrje politike. Ka ende njerëz që e ndjejnë këtë nën lëkurën e tyre. Pushteti aktual në Gostivar, 15 administratorë i dërgoi në hapësiar e NP Komunalec, disa të tjerë i mban të anëshkaluar në administratë. Kjo vërehet edhe në shkolla dhe ndërmarrjet publike. Është një dukuri që duhet menjëherë të ndërpritet. Ju siguroj që në institucionet që drejton BDI kjo gjë nuk ndodh dhe nuk do të ndodhë edhe në të ardhmen. Veset negative duhet që bashkërisht të japim kontribut që të zhduken një herë e përgjthmonë.

FLAKA: Keni qenë ministër i drejtësisë, pastaj drejtor i Byrosë për Ekspertizë Ligjore dhe tani edhe kryetar dege. E keni patur më lehtë të drejtoni digasterin e drejtësisë në nivel të shtetit, apo një degë partie në nivel lokal?

Valdet Xhaferi: Përvoja në karrierëështë një ndihmesë e madhe.Është një mundësi e mirë për të përfituar eksperienca të reja. Por, çdo obligim dhe çdo detyrë kërkon përgjegjësi, vlera morale, kujdes të shtuar dhe llogaridhënie. Nëse nishesh nga këto parime dhe me dëshirën që të japësh kontribut në komunitet, nuk ka rëndësi se ku je dhe në çfarë pozicioni. I përmendët institucionet ku kam qenë më herët apo ku jam tani. Që të dyja institucionet ndajnë drejtësi. Drejtësi po mundohem të reflekoj edhe në detyrën si kryetar dege. Pozicioni nuk ka rëndësi, rëndësi kanë rezultatet e punës.

FLAKA: Në vitet e mëhershme qytetarët e Gostivarit të kanë parë në ekranet televizive të televizioneve lokale. Në fillim emision rinor dhe pastaj edhe prezantues lajmesh. Ke qenë edhe prezentator në tubime të BDI në Gostivar. Është më lehtë t’i drejtohesh publikut nga distanca dhe përmes ekraneve, apo të punosh dhe merresh me hallet e tyre të përditshme?

Valdet Xhaferi: E tash edhe në përgjigjen paraprake. Përvoja në karrierëështë një ndihmesë e jashtëzakonshme. Për veten time krenohem me atë që kam bërë deri tani. Por çdo gjë me kohën e vete. Eksperienca është armë e fuqishme. Sa i përket ekranit dhe terenit, do të thoja që reflektimi duhet të jetë vendimtar. Falë besimit që morra nga aktivi i partisë, po më jepet mundësia që vazhdimisht të takohem me njerëz dhe të mundohem të zgjidh hallet dhe brengat e tyre. Këtë punë e bëj me kënaqësi, por edhe komunikimin nga ekranet televizive më herët, e kam bërë me po aq pasion.

FLAKA:  Dje në Universitet, sot në politikë. Ku e sheh veten nesër Valdet Xhaferi?

Valdet Xhaferi: Planifikimi i së ardhmes është shumë i rëndësishëm, por më shumë rëndësi ka e tashmja të cilës i jam përkushtuar me të gjitha forcat që kam. E tashma mendoj që do të më shpijë tek e ardhmja, prandaj jam i fokusuar tek e tashmja për të refelktuar tek e ardhmja. 

FLAKA:  Viti 2023, shpres e re. Politikanët japin shpresë në shoqëri. Si e parashikon vitin 2023 Valdet Xhaferi në aspketin politik?

Valdet Xhaferi: U përgjitha edhe në një pyetje tjeter të intervistës. Uroj nga zemra që kriza ekonomike dhe energjetike të marrin fund. Të rikthehet jeta normale dhe të dëgjojmë sa më pak lajme për luftra, trazira dhe fatkeqësi. Optimizimi është gjë e mirë, prandaj çdo gjë duhet ta shohim me optimizëm. Edhe Viti i Ri 2023 uroj të jetë vit i mirëqenies së përgjithshme. Me fat dhe urime nga zemra për të gjithë.

Driton Zenku
By Driton Zenku 31 Dhjetor, 2022 13:13