Skip to content

GOSTIVARI SOT

Primary Menu
  • Aktuale
  • Gostivari
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Revista
  • Kuriozitete
  • Plus
  • Home
  • Kuriozitete
  • Ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin

Ushqimet që duhet të shmangni pas të 40-ve për shëndetin

Aftësitë rimëkëmbëse të trupit zbehen ndjeshëm pas të dyzetave. Në këtë grupmoshë, njeriu është më i rrezikuar nga kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës, artriti apo diabeti.

Njerëzit e moshës 35-55 vjeç që kanë nivele mesatarisht të larta të kolesterolit përballen me një rrezik të rritur të sëmundjeve të zemrës që arrin deri në 39 përqind. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që duhen shmangur pas këtij pragu të rëndësishëm të moshës së njeriut.

Mishrat e përpunuar
Studimet thonë se ngrënia e mbi 200-300 gr mishra të përpunuar në ditë rrit rrezikun e suemundjeve të parakohshme nga sëmundjet e zemrës. Këtu përfshihen: salçicet, proshutat dhe sallamet.

Alkoli
Konsumi i lartë i alkolit shkakton përthithjen e vitaminës A nga trupi. Kjo vitaminë është thelbësore për rigjenerimin e qelizave.

Pijet e Gazuara
Këto pije janë të pasura me kafeinë, sheqerna, fruktozë dhe ëmbëlsues artificialë. Këto të fundit shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, probleme me tretjen, gjumin, humorin dhe kujtesën. Pirja e një kanaçe të tillë në ditë rrit rrezikun e atakut në zemër më 20 %.

Të Skuqurat
Ushqimet e skuqura rrit rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ekspertët thonë se mënyrat e duhura të gatimit janë: me avull, zierja, pjekja.

Drithërat Jo Të Plotë
Buka e bardhë, makaronat dhe produkte të tjera të përgatitura nga mielli i bardhë rrisin inflamacionin në organizëm. Ky i fundit përbën zanafillën e shumë sëmundjeve si ato kardiovaskulare apo diabeti i tipit 2.

Ëmbëlsirat e Gatshme
Këto ëmbëlsira industriale rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës por kanë përmbajtje të larta substancash që shkaktojnë sëmundje të mushkërive. Duke pasur në konsideratë listën e mësipërme, njeriu mund të arrijë të ketë një jetë më të shëndetshme pas të dyzetave. Duke e kombinuar edhe me aktivitetin fizik, cilësia e jetës në këtë moshë përmirësohet ndjeshëm.

Continue Reading

Previous: Zbuloni si të kuptoni nëse keni gurë në veshka – çfarë duhet të bëni
Next: Përse bebet buzëqeshin me ne? Shkenca jep përgjigjen

Të ngjashme

vlcsnap-2021-03-05-11h56m21s268-442x249 Majmunët në San Diego, marrin vaksinën eksperimentale antiCovid

Majmunët në San Diego, marrin vaksinën eksperimentale antiCovid

auto_phone1614892264 (1) Bleu telefonin online, ajo që gjeti në kuti e la pa fjalë

Bleu telefonin online, ajo që gjeti në kuti e la pa fjalë

u2 Zbuloni cilat janë mënyrat më të mira për rënien në peshë tek meshkujt

Zbuloni cilat janë mënyrat më të mira për rënien në peshë tek meshkujt


info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

 

marketing@flaka.com.mk

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.