Ulet sërish çmimi me pakicë i dizelit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2022 11:04

Ulet sërish çmimi me pakicë i dizelit

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,00% në raport me vendimin e datës 19.9.2022.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 2,50 den/litër dhe tani do të jetë 86,50 den/lit.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe i Mazutit М-1 SU nuk ndryshon.

Nga data 22.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 90,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 86,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,391 (denarë/kilogram)

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2022 11:04

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...