Ulet mosha e duhanpirësve në Maqedoninë e Veriut

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2023 22:02

Ulet mosha e duhanpirësve në Maqedoninë e Veriut

Mjekët amë në Maqedoninë e Veriut thonë se në ordinancat e tyre është shtuar numri i pacientëve me probleme serioze të organeve të frymëmarrjes, si pasojë e tymosjes së duhanit.

“Na vijnë pacientë me kancer në mushkëri, ndërkohë që jetojnë në viset malore ku nuk ka kurrfarë ndotjeje të ajrit”, thotë për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Amë, Lilia Çollakova-Dervishova.

Ndërkaq, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë nxjerrë në pah se rreth gjysma e popullsisë në Maqedoninë e Veriut konsumon duhan, përkatësisht përqindja e përdoruesve aktualë të duhanit arrin në 45.4 për qind të qytetarëve të vendit.Na vijnë pacientë me kancer në mushkëri, ndërkohë që jetojnë në viset malore ku nuk ka kurrfarë ndotjeje të ajrit”, thotë për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Amë, Lilia Çollakova-Dervishova.

Ndërkaq, të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë nxjerrë në pah se rreth gjysma e popullsisë në Maqedoninë e Veriut konsumon duhan, përkatësisht përqindja e përdoruesve aktualë të duhanit arrin në 45.4 për qind të qytetarëve të vendit.Në bazë të këtyre të dhënave, rreth 70 për qind e duhanpirësve kanë filluar të tymosin duhan nën moshën 21-vjeçare. Kurse, në bazë të përkatësisë gjinore, janë meshkujt ata që tymosin më shumë duhan.

Në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë theksohet se Maqedonia e Veriut si shtet radhitet në krye të listës së vendeve me përqindjen më të lartë të qytetarëve duhanpirës.

Po ashtu, sipas OBSH-së, Maqedonia e Veriut vazhdon të zbatojë në mënyrë joadekuate masat e kontrollit të duhanit pavarësisht se ka ratifikuar Konventën Kornizë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vitin 2006 për Kontrollin e Duhanit.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Mexhiti, ka paralajmëruar se në vitin 2024 do të ketë masa më të rrepta për duhanpirësit, por pa dhënë asnjë detaj se çka përfshijnë ato.

“Në vitin e ardhshëm 2024 do të ketë masa rigoroze për pirjen e duhanit dhe është nënshkruar një protokoll me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Le ta mendojnë duhanpirësit se si më tej”, ka thënë Mexhiti më 25 dhjetor.

Lilia Çollakova-Dervishova pohon se të dhënat që tregojnë për uljen e moshës së duhanpirësve janë alarmuese për sa i përket shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Për këtë ajo fajëson sjelljet e të rriturve në prani të fëmijëve dhe mungesën e kulturës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Dhjetor, 2023 22:02