Skip to content
Gostivari Sot

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Kosovë
  • Ballkan
  • GLOBI
  • Opinione
  • Sport
  • Revista
  • Plus
  • Home
  • Maqedoni
  • Ulen çmimet e derivateve të naftës

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,95 % në raport me vendimin e datës 26.10.2020.

Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denarë/litër në raport me çmimet e shitjes me pakicë, të përcaktuara me vendimin e datës 26.10.2020.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,107 den/kg dhe do të jetë 25,831 den/kg.

Nga data 3.11.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 58,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 60,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 49,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 49,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 25,831 (denarë/kilogram)

Në periudhën e kaluar shtatëditore, të gjitha çmimet referente në bursat botërore, shënojnë ulje: te benzina për 7,942 %, te nafta për 6,299 %, te vaji ekstra i lehtë për 6,930 % dhe te mazuti ka ulje për 6,467%.

Continue Reading

Previous: 13 mijë teste të shpejta për Covid-19 me rezultate për 15 minuta
Next: Moti do të jetë me vranësira dhe shi

Të ngjashme

171686706_2519878954987786_5776000640442314668_n Mbi 2000 pacientë të shëruar nga koronavirusi, në Gostivar 27

Mbi 2000 pacientë të shëruar nga koronavirusi, në Gostivar 27

moti Moti sot

Moti sot

Policia-Pyjore Pas 22 vitesh Policia Pyjore merr pagë më të lartë për 30%

Pas 22 vitesh Policia Pyjore merr pagë më të lartë për 30%


 

marketing@flaka.com.mk

info@gostivarisot.mk 

+389 70 70 90 80

++389 72 30 30 36

  • Për ne
  • Kontakt
  • Marketing
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by Gostivari Sot.