Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Shendeti
  • Uji i ngrohtë me limon herët në mëngjes/ Për shëndet të mirë dhe trup në formë

Uji i ngrohtë me limon herët në mëngjes/ Për shëndet të mirë dhe trup në formë

Limoni është një agrume jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C, e cila është e domosdoshme për shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës. Përfitimet e kësaj vitamine për lëkurën por dhe të gjithë organizmin mund të merren shumë mirë duke përdorur kurën me ujë të vakët dhe limon.

Për këtë kurë mjafton të shtydhni lëngun e një limoni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe ta konsumoni në mëngjes.

Përfitimet Që Ofron Limoni Për Shëndetin.

Lëngu i një kokërr limoni përmban më pak se 25 kalori. E njëjta sasi është shumë e pasur me kalçium, kalium, vitaminë C dhe fibër. Të gjithë këto ushqyes ndihmojnë në gjallërimin dhe mirëmbajtjen e sistemit imunitar. Kësisoj, organizmi është ndjeshëm më i mbrojtur nga infeksionet. Për më tepër, limoni ka veti antiseptike dhe është uji me feta limoni është plotësisht i rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga problemet me zemrën. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për përfitimet që ofron pirja çdo ditë e ujit të vakët me limon.

Imuniteti dhe Infeksionet

Limoni është një burim i jashtëzakonshëm i vitaminës C që e mbron trupin pavarësisht mangësive në sistemin imunitar, Limonët janë një burim i shkëlqyer i acidit citrik, kaliumit, kalçiumit, fosforit dhe mangezit. Falë këtyre ushqyseve dhe jo vetëm, pirja e ujit të vakët me limon parandalon në rritjen dhe shumimin e baktereve që shkaktojnë sëmundje dhe infeksione.

Pehashi dhe Detoksifikimi

Pirja e ujit të vakët me limon ndihmon në mirëmbajtjen e nivelit të pehashit në organizëm. Nëse e pini këtë lëng në mëngjes do të përshpejtoni pastrimin e organizmit nga toksinat.

Tretja

Pirja e rregullt e ujit të ngrohtë me limon ndihmon për rregullimin e tretjes por edhe prodhimin e lëngjeve biliare. Pirja e këtij uji ndihmon në zbutjen e simptomave të urthit dhe në prodhimin e lëngjeve tretëse. Për më tepër, fibra tek limoni është shumë e mirë për shëndetin e zorrës së trashë dhe shërben si antibakterial shumë i fuqishëm.

Truri, Mëlçia dhe Lëkura

Përveç ndihmës që ofron kundër të ftohurës, uji i vakët me limon ndihmon në rigjenerimin e qelizave nervore. Në rastin e mëlçisë, uji i vakët me limon e forcon atë dhe u jep energji enzimave të mëlçisë. Sa i përket lëkurës, ky lëng natyral parandalon formimin e akneve dhe rrudhave. Ai gjithashtu ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të syve dhe i mbron ato.

Continue Reading

Next: Enjtja e duarve/ Faktorët që e shkaktojnë dhe çfarë duhet të bëni

Të ngjashme

auto_kiwi-800x4501613849993 Këto janë ​tetë ushqimet që ju mbrojnë nga viruset

Këto janë ​tetë ushqimet që ju mbrojnë nga viruset

u3-8 Qershitë e thara/ 9 përfitimet shëndetësore që duhet të dini

Qershitë e thara/ 9 përfitimet shëndetësore që duhet të dini

u3-9 Zbuloni si të rifitoni balancën e humbur kur konsumoni shumë sheqer

Zbuloni si të rifitoni balancën e humbur kur konsumoni shumë sheqer


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.