U shënua Java e Rinisë nën moton “Bëhu arsye për buzëqeshjen e dikujt”

Driton Zenku
By Driton Zenku 10 Tetor, 2022 20:43

U shënua Java e Rinisë nën moton “Bëhu arsye për buzëqeshjen e dikujt”

Klubi i të rinjëve i Organizatës komunale të kryqit të Kuq Gostivar më datë 07.10.2022 në periudhën prej 13:00 deri në ora 16:00 në qendër të qytetit të Gostivarit shënoi Javën e Rinisë nën moton “Bëhu arsye për buzëqeshjen e dikujt”.

Zona e kuqe ishte vendi ku të rinjtë promovuan një pjesë të programit dhe punës së organizatës me lojëra, argëtim dhe miqësi edhe atë me: lojëra kreative dhe sociale, promovimi i vlerave humane, ushtrime të ndihmës së parë, leksione për shëndetin mendor dhe vizatime për fëmijët. Për kalimtarët që u ndalën për të parë aktivitetet e të rinjve, vullnetarët kishin përgaditur një meze të vogël dhe pije freskuese poashtu përgjat gjithë kohës ishte i pranishëm edhe një DJ i cili na argëtoi me muzikë.

Përmes realizimit të një gjesti human në formë sfide, të rinjtë e qytetit të Gostivarit në bashkëpunim me kafenetë @BLVD, @MAT Caffe, @ Pizzeria Elite, @Odeon Coffe & Ice Cream, @Rosetta Caffe & Snack, @ BOA Bar, @Baby Blue patën mundësinë të marrin një kupon për kafe falas si shpërblim për përfundimin e sfidës së tyre. Falenderoj gjithashtu luleshitësen Marija -Miraj dhe kafenetë për bashkëpunimin.

Driton Zenku
By Driton Zenku 10 Tetor, 2022 20:43