U shënua 18 Tetori – Dita evropiane kundër trafikimit të njerëzve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Tetor, 2022 19:49

U shënua 18 Tetori – Dita evropiane kundër trafikimit të njerëzve

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale Gostivar edhe këtë vit merr pjesë në shënimin e 18 Tetorit – Ditës Evropiane për luftimin e trafikimit me njerëz edhe atë duke organizuar edukim informativ për të rinjtë.

Sot në ambientet e Organizatës Komunale po mbahet një punëtori informative me vullnetarët e kryqit të Kuq, me qëllim sensibilizimin e të rinjve, njohjen e mënyrave përmes të cilave ata mund të përfshihen në trafikimin e qenieve njerëzore dhe vetmbrojtjes.

Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem serioz social dhe paraqet formën më të rëndë të shkeljes së të drejtave themelore të njeriut – të drejtën për jetë, për lëvizje të lirë, për lirinë e zgjedhjes dhe të drejta dhe liri të tjera. Trafikimi i qenieve njerëzore është një problem që kërkon një qasje të përbashkët për shtypjen e tij dhe përpjekje të përbashkëta nga institucionet përkatëse. GS

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Tetor, 2022 19:49