U promovuan investimet në shkollën fillore periferike “Bashkimi”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Nëntor, 2022 13:09

U promovuan investimet në shkollën fillore periferike “Bashkimi”

Kryetari i Komunës së Gostivarit bashkë me ekipin e tij sot promovoi investimet në shkollën fillore “Bashkimi” në lagjen Tullana.

“Sot promovuam investimet në Shkollën fillore periferike “Bashkimi” në lagjen Tullana. Investimi përfshin ndërrimin e dritareve, fasadë me efikasitet energjetik dhe renovim të brendshëm të klasave”, potencoi kryetari Arben Taravari.

Kryetari Arben Taravari theksoi se ky invesim i komunës në këtë kohë krize energjetike ishte më se i nevojshëm, ndërsa fasada e re me kursim energjetik dhe dritaret e reja, përveç kursimit e bëjnë shkollën edhe me pamje estetike bashkëkohore.

Për Komunën e Gostivarit ndër prioritetet kryesore mbetet arsimi dhe infrastruktura arsimore në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Nëntor, 2022 13:09

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...