U promovua libri “Jam unë” nga Vjollca Baftiu Zulbeari. Dyndje njerëzish në Pallatin e Kulturës!
Salla e madhe e Qendrës për Kulturë në Gostivar ishte e mbushur me publik gostivaras në promovimin e librit të aktorës së mirënjohur gostivarase, Vjollca Baftiu Zulbeari, njofton Gostivari Sot
Aktorja gostivarase ka hyrë nga dera e madhe në botën e letërisë. “Jam unë”, mban titullin libri i aktores gostivarase që ngërthen në vete shfaqjen e bazuar nga jeta reale e vajzës së re gostivarase Eliza Abdija, një vajzë që fati deshi të lind e verbër. Dhe pikërisht ky tregim i trishtë i shfaqur fillimisht në skenë dhe tani edhe në faqe të librit, bëri që interesimi i publikut të jetë i jashtëzakonshëm.

Shfaqja e bazuar nga jeta reale e vajzës së re Eliza Abdija paraqet një fragment të vërtetë nga jeta e saj. Autorja me mjeshtëri të madhe ka arritur që përmes fjalës së bukur ta paraqet atë sa më origjinale dhe me ngjyra të vërteta të jetës.
Asgjë imagjinare, asgjë jo reale dhe asnjë e ekzagjëruar. Pa dyshim që veprat artistike qofshin ata edhe letrare, fitojnë në peshë nëse për bazë kanë një tregim nga jeta reale. Imagjinata, kreativiteti dhe motivimi i autorit brenda shfaqes vetëm mund të shfaqet si një kozmetikë dhe një ngjyrë që tregimit i mbath vlerat artistike. Se tregimi është vërtetë rënqethës duket që në hyrje, pasi Eliza e cila nuk pati fat që si bashkëmoshtaret e saja të shoh dritën pasi vuan nga verbëria, merr rolin me emrin Drita.

Dritën e ka mungesë, kurse emrin e ka pikërisht epiteti i kësaj mungese të jetës. Këto lind krijimtaria e mirëfilltë artistike e Vjollcës, e cila me talentin e jashtëzakonshëm ka arritur të ngjizë një realitet përpara një pasqyre.
Duke analizuar brendinë e tregimit, shfaqen shumë fragmente interesante të jetës së Elizës. Porositë janë aq të fuqishme sa që ne që kemi fatin të shohim dritën në çdo moment të jetës sonë, duhet të reflektojmë dhe të përulemi përpara krijuesit që na mundësoi mrekullinë e dritës.

Njëherit të reflektojmë edhe ndaj personave që janë të privuar nga kjo nevojë aq elementare dhe e pashmangshme për të vazhduar jetën. “Jeta ime është si një libër, për ta kuptuar duhet ta lexosh e nëse nuk mundesh ta lexosh të paktën mundohu me shpirt e zemër ta kuptosh”, kjo është kryefjala e shfaqes që aktorja Vjollca Baftiu – Zulbeari me mjeshtëri të jashtëzakonshme e ka mishëruar në libër dhe e ka sjellë në skenën e tetatrit.
Se shfaqja është po aq reale, tregon fakti që rolin kryesor e luan vet Eliza Abdia e cila në shfaqe paraqitet me emrin Drita. Pjesa e parë e librit (shfaqes) paraqitet si një monolog i Elizës. Përmbajta e monologut paraqet shumë pyetje e përgjigje enigramtike mbi jetën e njeriut.
Eliza parashtron dilemën po aq interesante kur pyet: A nuk është interesante se si të gjithë jemi të krijuar nga Zoti por dallojmë kaq shumë? E mira e këtij monologu kaq përmbajtësor qëndron në faktin që lindin pyetje të cilat marrin përgjigje nga vet bartësja e monologut.Dilemës mbi njerzit dhe dallimin mes tyre, Eliza i përgjigjet me elegancë dhe me po aq zgjuarsi kor thotë: E dini se ku qëndron dallimi mes meje dhe juve?
“Më thuaj ti që hyre me sy të mbyllur si u ndjeve, çfar përjetove.E di që nuk keni qen të sigurt në hapat e tu, e di që keni ndjerë frigë, pasiguri. Nuk keni mundur ta gjeni vendin për tu ulur. Ju nuk mund ta gjeni rrugën nganjëher edhe në dritë ndërsa unë mundem ta gjej edhe në errësirë”.
Ky perceptim mbi jetën dhe njeriun, Elizën e nxjerr në pah si një vrojtuese e mrekullueshme e zhvillimeve në jetën reale. Sa mirë tingëllon fjalia kur Eliza shtron dilemën nëse e dini se sa vështirë është kur duhet pritur dikë për të të kap për dore dhe për të të drejtuar andej kah don ti të shkosh.
Porosi kupimplote kur njeriu pret që dikush tjetër ta shpie drejt realizimit të ëndrrës që ka krijuar ndër vete në një moment kur fati i jetës Elizës ia mohoi dritën e syve. E privuar nga e drejta elementare për të parë me sy ngjyrat e jetës, Eliza me shumë të drejtë hedh dyshimin mbi njerëzit që pret ta ndihmojnë për ta orientuar në jetë.
Ndoshta me plotë të drejtë nisur nga përvoja që ia solli jeta. E verbër por me plotë guxim për ta shijuar jetën, Eliza shprehet që duhet të pret që dora e dikujt të bëhet syri i saj magjik, dhe për këta arsye pyetet nëse vallë a mund t’i besohet gjithësecilit?

“Kush e di se cili me çfarë qëllimi më kap për dore? Disa me dëshirë për të më ndihmuar sinqerisht e disa duke u shtirur sikur më duan dhe duan të më ndihmojnë. Unë nuk mund të shoh por besoni se mund të ndjejë ndoshta edhe shumë më shumë se ju. Ndoshta nuk kam sy për të parë, por kam një zemër që i sheh dhe i di të gjitha”, shprehet Eliza e cila po kalon ditët e jetës pa patur mundësi të shikon dritën që lind me diellin dhe mbaron me shkrirjen e hënës në ditën e re të sapo lindur me plotë dritë.
Monolugut të Elizës i bashkëngjitet pastaj biseda me personazhet e tjera siç janë: Hana, Roni, Tina, Era, Goni, Erza, Trimi, Lisa, Ida, Andi, Arti dhe Joni. Biseda në Dramë mund të jetë Monolog dhe Dialog. Pikërisht nga dialogu mes Dritës dhe personazheve të tjera, njëkohësisht lindin kureshtja, kundërshtimet, perceptimet dhe pajtushmëria. Drita vret me fjalët kur thotë: Sa kisha dashur ta shoh qiellin, ta shohë token, ta shoh natyrën, ta shoh fytyrën. Drita vret me fjalët kur shprehet: O Zot sa dua ta shoh fytyrën e nënës sime! Motra dhe babai më thonë se është fytyra më e bukur në botë.

Drita ka dilemma se çka është e bukura e çka e shëmtuara, çka është e mira e çka e është e keqja, çka është e bardha e çka është e zeza?
Dhe derisa Drita ka këto pyetje, Trimi e ka lehtë ti thotë që jeta është mundësi, përfito nga ajo, apo Arti kur i thotë që: Jeta është e bukur,adhuroje. Ida I thotë Jeta është ëndërr, jetoje, Andi se Jeta është sfide, përballu me të, Lisa:Jeta është loje, luae, Joni: Jeta është detyre, plotesoje, Trim: Jeta është e shtrenjte, vlerësoje, e Arti: Jeta është pasuri, ruaje.
Autorja me shumë realizim arrinë të nxjerr në sipërfaqe dallimet mes tyre sa i përket jetës. Derisa Drita përballet me erësirën, moshatarët e sajë i flasin për jetën që për fat të keq ajo nuk mund ta prek dhe po jetën një jetë edhe më pak se gjysmake.
Duke lexuar këtë vepër, ajo që të lë përshtypje është përcjellja e porosisë nga fillimi deri në fund të tregimit.

“A nuk është interesante se si të gjithë jemi të krijuar nga Zoti por dallojmë kaq shumë?”, dhe kjo është çështja. Drita që i mungon drita shkaku i verbërisë dallon nga të tjerët pasi dritën e syve e nxjerr në prioritet të jetës, e derisa të tjerët që e shohin dritën sa herë që i hapin sytë, sikur nuk e vlerësojnë njejtë me Dritën. Thënia që kur një gjë e posedon nuk ia din vlerën, por nëse të mungon aq shumë e kërkon, duket që fshihet pas porosisë që autorja e tregimit mundohet ta bartë si spjegim të Elizës mbi një dhuratë që na fal Zoti e që jo çdoherë e vlerësojmë.

Perceptimi mbi veprën artistike të Vjollcës do të ishte shumë dimensionale, por dy më të rëndësishmet janë: Jeta reale e mishëruar në tekst dhe porositë që dalin nga kjo histori e Elizës apo Dritës që janë aq pragmatike dhe të kapshme sa që mund të na shërbejnë në jetë çdonjërit nga ne.
Gjatë promovimit, fjalë rasti mbajtën autorja e librit, protagonistja e tregimit, redaktori Agim Mustafai dhe mysafirë të tjerë të ftuar.
Libri u financua nga Ministria e Kulturës me përkrahje të Qendrës për Kulturë.
