U mbajt mbledhja e parë e kryesisë dhe drejtuesve të Departamenteve në degën e BDI në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Prill, 2023 20:48

U mbajt mbledhja e parë e kryesisë dhe drejtuesve të Departamenteve në degën e BDI në Gostivar

Mbrëmjen e së mërkurës u realizua
mbledhja e parë e përbashkët e anëtarëve të Kryesisë së degës me udhëheqësit e Departamenteve të krijuara së fundmi e që do të funksionojnë në suaza të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI në Gostivar.

Mbledhjen e hapi Kryetari i Degës, z. Valdet Xhaferi i cili deklaroi që ky forum i ri partiak do të jetë një aset i shtuar dhe frymë e re brenda organizatës sonë politike.

Xhaferi potencoi që me krijimin e departamenteve do të kemi një rifillim të procesit brenda strukturave partiake duke nxitur efikasitetin dhe qasjen gjthëpërfshirëse në çdo nivel të organizimit partiak.

“Do të përpilojmë një Program të mirëfillt politik. Do të formojmë një strategji dhe agjendë konkrete të veprimit politik. Me krijimin e ekipeve përkatësisht grupeve punuese brenda Departamenteve, do të formohen politikat e zbatimit në periudhën në vazhdim”, shtoi Xhaferi i cili paralajmëroi që pas ekipimeve të departamenteve do të mbahen takime pune me fokus grupe, si dhe shumë aktivitete të tjera.

Krahas anëtarëve të kryesisë dhe Këshillit mbikqyrës, të pranishëm në mbledhje ishin edhe deputetet e zonës, zonj, Vjollca Latifi – Ademi dhe zonj. Arta Bilalli – Zendeli, si dhe
Ali Musliu, Sekretariati për Sistem Politik të BDI në nivel qendror.

Pas fjalës hyrëse të kryetarit Xhaferi, u zhvillua diskutim gjithëpërfshirës mes të pranishmëve në mbledhje. Nga drejtuesit e Departamenteve u dhanë ide dhe propozime konkrete për aktivitetet në vijim.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 6 Prill, 2023 20:48