Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Të fundit
  • U mbajt kolonia XV e artit në Gostivar

U mbajt kolonia XV e artit në Gostivar

Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, edhe sivjet në Gostivar, mbahet kolonia e arteve, nën masa të veçanta kujdesi për shkak të pandemisë.

Artistët e vendit me moshë më të re, qëndrojnë në hotel, ndërsa më të moshuarit, i janë bashkuar kolonisë duke punuar nga shtëpitë e tyre. Marrin pjesë artistë nga më se 30 shtete të botës, por secili punon në shtetin e tij. Ekspozita do të jetë “online”.

Me mbarimin e kolonisë, do bëhet ekspozitë “online”, do prezantohet edhe në Youtube. Shpresojmë vitin tjetër mos kemi krizë me virusin dhe gjitha këto vepra t’i ekspozojmë në ekspozitë”-theksoi Reshat Ameti, drejtues i kolonisë së arteve.

Ndikimi i pandemisë në jetën e përditshme, është pikërisht tema që ka zgjedhur të pikturojë, artistja kërçovare, Shqipe Memeti.

Këtu jam duke punuar dy piktura, që kanë të bëjnë me gjendjen aktuale të kovidit, pra inspirimin e nxjerr nga kjo. Një kohë ishim të izoluar dhe tash nuk mund t`i zhvillojmë aktivitetet tona siç jemi mësuar”-pohoi Shqipe Memeti, piktore.

Kam zgjedhur të pikturoj një valle me motive Dibrane, është vallja dyshe e burrave, sepse vij nga Dibra dhe desha ta prezantoj kulturën dibrane në Maqedoni”-tha Dritan Bocku, piktor nga Dibra.

Kolonia e sivjetme, do zgjas deri më 14 gusht pas çka do fillojë edhe përgatitja e pikturave për ekspozitën “online”.

Bashkim Sulejmani

Continue Reading

Previous: Zenku vjen me 100 poezi në 20 vite krijimtari
Next: Kula vizitë pune në SHKA “Jahi Hasani”

Të ngjashme

berat-10-1170x658 Berat Ismaili rizgjidhet në krye të LFK në Gostivar

Berat Ismaili rizgjidhet në krye të LFK në Gostivar

Dogs Trust Worldwide London NGO Photographer 47 vjeçari nga Gostivari kafshohet nga qeni endacak

47 vjeçari nga Gostivari kafshohet nga qeni endacak

auto_rritet-numri-i-pacienteve-me-koronavirus-te-shtrire-ne-qkuk-nje-ne-gjendje-te-rende1607502125 Alarmi, virusi britanik me përhapje më të madhe në vend

Alarmi, virusi britanik me përhapje më të madhe në vend


TË FUNDIT

policija Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

Kërcënim me jetë ndaj të riut nga Banjica e Poshtme

policija Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

Gostivar, përleshje fizike mes fqinjëve

policia Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

Zhduket një fëmijë nga rrethina e Gostivarit

policija Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

Vjedhje në një objekt fetar në rrethinë të Gostivarit

policija Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

Gostivar, arrestohet banori i Shqipërisë

arrestim2 Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

Kreu pesë vjedhje, pranga për 22-vjeçarin nga Gostivari

virus-korona-izolacija-1 Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

Vendime të reja për izolim për 13 gostivaras

IMG_22022021_150519_800_x_450_pixel WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

WhatsApp do të bllokojë përdoruesit që nuk pranojnë kushtet e përdorimit

arrestimi SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

SHBA/ Arrestohet gruaja e mbretit të drogës ‘El Chapo’

Screenshot_4-46 500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

500,000 vdekjet nga COVID-19 në SHBA, Biden: Moment pikëllues

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.