U ”kap”, me Policinë, arrestohet gostivarasi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Tetor, 2022 11:00

Dje (02 -tetor) rreth orës 12:45 minuta, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 34-vjeçarin S.F. nga Bellovishti i Gostivarit, i cili rreth njëzet minuta më parë është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka sulmuar fizikisht teksa po kryenin veprime zyrtare në rrugën “Mara Ugrinova” në Gostivar.

S.F. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përpilohet parashtresl përkatëse.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 3 Tetor, 2022 11:00