U inaugurua reparti i rinovuar i Peditatrisë në Gostivar
Në prani të zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi dhe ministrit të shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe drejtorit të FZOM-it Faton Ahmeti, në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad”, u inaugurua reparti i ri i rinovuar i Peditatrisë pikërisht në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, 1 qershori, informon Flaka.
“Ishte kënaqësi që me rastin e Ditës botërore të fëmijëve, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Faton Ahmeti, drejtorin e Byrosë për Ekspertizë Ligjore, Valdet Xhaferi dhe drejtorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit, Ylber Ademi lëshuam në përdorim repartin tërësisht të rinovuar të pediatrisë në Spitalin e Gostivarit. Është obligim ynë i përditshëm njerëzor dhe institucional kujdesi për mirëqenien shëndetësore të fëmijëve, buzëqeshjen dhe lumturinë e tyre. Gëzuar ditën ndërkombëtare të mbrojtjes së fëmijëve”, u shpreh Grubi.


Ministri Mexhiti tha që investimet e tilla janë tejet të nevojshme për përmirësimin e kushteve në shëndetësinë publike, duke paralajmëruar investime të tjera nëpër institucionet shëndetësore të vendit.
Drejtori Ylber Ademi pasi falemineroi të përfaqësuesit e qeverisë për praninë e tyre, foli mbi repartin e lëshuar së fundmi në përdorim, e që plotëson nevojat bashkëkohore të trajtimit të fëmijëve. Ademi faleminderoj edhe sektorin e biznesit për përkrahjen e ofruar në rinovimin e repartit.


Drejtuesi i reparit të Pediatrisë, Visar Muca tha që fal menaxhmetit të Spitalit, përfshi drejtorin akutal dhe ish drejtorin, u mundësua rinovimi i plotë i reparit. Flaka