Turqit zgjedhin mes Erdoganit dhe Kiliçdaroglut. Në “garë”, edhe Gostivari!
Në Turqi sot mbahet rundi i balotazhit në zgjedhjet presidenciale. Mbi 60 milionë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhim midis presidentit aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe kandidatit të koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00, sipas kohës lokale, dhe do të mbyllen në orën 17:00. Rezultatet e para jozyrtare të rundit të balotazhit pritet të dalin mbrëmjen e së dielës. Në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën më 14 maj, Erdogan doli i pari, duke fituar 49.5 për qind të votave, ndërkaq Kilicaroglu arriti të merrte 44.9 për qind të votave, përcjell Observeri


Fryma zgjedhore që se ka filluar fushata atje, po përjetohet me shumë besnikëri edhe në mes të ithtarëve erdoganist nga rajoni i Gostivarit. Observeri.mk ka shkrepur fotografi të automjeteve me materiale zgjedhore të Turqisë në përkrahje të Recep Tayyip Erdogan, përcjell FrontPage.
Prania e materalit zgjedhor pro erdoganisit, ashtu si edhe në zgjedhjet e më hershme, vërehet në lokalitete të populluara me popullatë të përkatësisë turke, Banjicë, Zdunjë e Vrapçisht por edhe brenda qytetit.


Kjo ishte hera e parë në 20 vjet sa është në pushtet që Erdogan nuk fitoi zgjedhjet në rundin e parë. Një ditë para balotazhit, Erdogan u bëri thirrje turqve që të dalin në votime, teksa Kilicaroglu bëri thirrje që shteti të largohej “nga errësira” që sipas tij është futur gjatë qeverisjes dydekadëshe të Erdoganit. Opozita i ka parë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të majit, si mundësinë më të mirë për të rrëzuar nga pushteti Erdoganin dhe për të hequr dorë nga ndryshimet që presidenti turk ka bërë në shtet.
Dy kandidatët kanë përqendruar fushatën për balotazh në përpjekjet për të bindur rreth 8 milionë votues, që nuk votuan në rundin e parë të zgjedhjeve. Në zgjedhjet e 14 majit, përveç zgjedhjeve presidenciale, u mbajtën edhe ato parlamentare, dhe partia e Erdoganit, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) fitoi shumicën parlamentare. Observeri / FrontPage