Tre persona e rrahin pronarin e një objekti hotelerik në Tetovë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Janar, 2024 13:34

Tre persona e rrahin pronarin e një objekti hotelerik në Tetovë

Më 17.01.2024 në ora 17.10 në SPB-Tetovë, Z.R.(42) nga Tetova, ka raportuar se rreth orës 14.50 në objektin e tij hotelierik në Tetovë, personat F.D., M.N. dhe Z.S. kanë dëmtuar një pjesë të inventarit, e kanë sulmuar fizikisht atë, nga punonjësi me kërcënim kishin marrë para, ndërsa para ndërtesës me një objekt të fortë kanë dëmtuar një automjet pasagjerësh “Audi Aa7” me shënjat e regjistrimit të Shkupit, pronë e Sh.J.(41) nga Shkupi, që ishte mysafir në objektin hotelierik.

Pas masave të marra u konstatua se F.D. është një person me probleme shëndetësore, pas së cilës efektivët policorë nga SPB Tetovë e kanë siguruae dhe dërguar në një institucion shëndetësore në Shkup. Pas pastrimit të plotë dhe dokumentimit të rastit do të pasoj edhe parashtresë përkatëse.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Janar, 2024 13:34