Tre hajdutë nga rajoni i Gostivarit kanë kryer 14 vjedhje të rënda në rajonin e Tetovës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 23:38

Tre hajdutë nga rajoni i Gostivarit kanë kryer 14 vjedhje të rënda në rajonin e Tetovës

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër E.F.(21), E.A.(26), A.D.(22) dhe
një 17-vjeçar, të gjithë nga Dobëridolli i Gostivarit.

Ata dyshohet se në muajt prill dhe maj dhe më pas në gusht dhe shtator të këtij viti kanë marrë pjesë në 9 vjedhje të rënda, 4 vjedhje të rënda në tentativë dhe 1 vjedhje, vepra të dënueshme në bazë të neneve 235 dhe 236 të Kodit Penal.

Vjedhjet më së shumti i kanë kryer në shtëpi dhe objekte ndihmëse në fshatrat e Tetovës, Bogovinë, Pirok, Palçishtë i Poshtëm, Sedlarcë e Epërme, Siniçan dhe Kamnjan.

Pasi kanë hyrë me dhunë në objekte, kanë kontrolluar të gjitha dhomat dhe kanë konfiskuar para të gatshme, flori dhe bizhuteri ari, bizhuteri, ora e të tjera, pas së cilës disa prej bizhuterive i kanë shitur në argjendaritë në Gostivar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Nëntor, 2022 23:38