Tre artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në “MTV Europe Music Awards”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Nëntor, 2022 11:56

Tre artiste shqiptare nominohen për të njëjtin çmim në “MTV Europe Music Awards”

Të dielën do të mbahet mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës, MTV Europe Music Aëards 2022. Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, do të jenë prezantues të eventit ndërsa dy artistet e tjera shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, do të performojnë hitet e tyre më të fundit.

Bebe dhe Ava janë nominuar gjithashtu edhe për çmimin “bashkëpunimi më i mirë”. Në garën për të marrë këtë çmim iu bashkohet edhe ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”.

Sa i përket Avës, nominohet për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto” ndërsa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion. Kjo është hera e parë që tre shqiptare garojnë për të njëjtin çmim. Të nominuar për këtë çmim janë dhe Post Malone me Doja Cat, Bad Bunny etj. abcnews

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 10 Nëntor, 2022 11:56

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...