Tre aksidente trafiku në autostradën Gostivar – Tetovë – Shkup
Mbrëmë (26-tetor) në periudhën prej 00.30 deri më 06:30, në SPB Tetovë janë raportuar tre aksidente trafiku në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup edhe atë një afër mbikalimit Gradecit dhe te pompa e karburantëve në kilometrin e tretë të autostradës Tetovë-Shkup, të shkaktuara nga kafshët, në të cilat kanë marrë pjesë një veturë e tipit “BMW” dhe dy autobus.
Në këto aksidente nuk ka pasur persona të lënduar kurse janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Inspektimin në vendet e ngjarjeve e ka kryer ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.