Transporti Publik, sanksionohen 23 transportues nga Gostivari

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, ka kryer aktivitete të kontrollit intensiv në transportin publik për gati një muaj e gjysmë në rajonin Tetovë-Gostivar. Kështu që Dje (9-nëntor) në rajonin e Tetovës u zbuluan dhe sanksionuan 7 automjete, kryesisht furgonë, shoferët e të cilave nuk kishin licencë për të kryer këtë lloj transporti. Kundër pronarëve të automjeteve janë përgatitur kallëzime të adekuate penale.
Në periudhën në fjalë në rajonin e Tetovës, u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 64 automjete të palicencuara, nga të cilat 37 në tetor dhe 27 në nëntor. Aktivitetet e kontrollit me intensitet të njëjtë do të vazhdojnë edhe në periudhën që vijon dhe çdo mungesë licence do të kompletohet duke përgatitur parashtresat e parashikuara me ligj, në përputhje me nenin 284-a të Kodit Penal.
Aktivitetet do të vazhdojnë të realizohen nga zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor -Tetovë në bashkëpunim me Departamentin për Krimin Ekonomik.
Në të njëjtën periudhë në zonën e gjerë të Gostivarit, numri i përgjithshëm i automjeteve të sanksionuara pa licenca për kryerje të trasportit publik është 23.