Tifo grupi Kastriotët i’a kanë msy Tiranës në përkrahje të kombëtares

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2022 10:01

Tifo grupi Kastriotët sot ia kanë msy Tiranës për të qenë në përkrahje të kombëtares përballë Islandës, njofton Gostivari Sot

“Drejt Tiranës, jo për të fituar ndeshje futbolli! Por për besnikëri ndaj idealit, e për tu reshtuar krah për krah me djemtë më të mirë që ka shqiptaria! Gostivari yt Shqipni”, shkruajtën Kastriotët në rrjetet sociale gjatë udhëtimin për në Shqipëri, ku dhe kanë shkrepur fotografinë e grupit.

Ndryshe, Edy Reja i kthehet skemës së tij të parapëlqyer 3-5-2 në përballjen e fundit të kësaj fushate eliminatore të Nations League, përballë Islandës, në “Air Albania” sonte në ora 20:45.

Në mungesë të Arlind Ajetit, që sikurse konfirmoi edhe Reja, ka pasur temperaturë orët e fundit, në qendër të mbrojtjes me tre do të vendoset Gjasula, krah të cilit do të jenë Ismajli dhe Veseli.

Lajmi i mirë është aktivizimi i Balliut në krahun e djathtë të mesfushës, çka tregon se e ka kaluar shqetësimin fizik që ndjeu në përballjen me Izraelit (u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë), ndërsa në të majtë, në vend të Hysajt (e pranoi se zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të dobëta me Kombëtaren ndaj Izraelit), pritet të luajë titullar Lenjani.

Sa i përket mesfushës, në qendër pritet të luajnë Ramadani dhe Abrashi, ndërsa Bajrami paksa më i avancuar, pas dyshes sulmuese Cikalleshi-Uzuni.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2022 10:01