Thaçi: Turp për tetovarët që votuan Bilall Kasamin, ai ishte i LSDM-së

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2022 21:12

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi sonte në Click Plus në Tv21, tha se tetovarët duhet të kenë turp që kanë votuar Bilall Kasamin pasi ai ishte bartës i LSDM-së.

“Tetova dhe tetovarët duhet të kenë turp që votuan Bilall Kasamin dhe që kanë votuar BDI-në, duke patur mundësin e përzgjedhjes së kandidatit të PDSH-së”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu, ai akuzoi Kasamin se po punëson tetovarë duke thënë se po e bënë për ti anëtarësuar në Lëvizjen BESA.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Tetor, 2022 21:12