Tetovë, shtatë persona drejtuan makinat pa leje për vozitje

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Nëntor, 2022 12:08

Stacioni Policor për siguri në komunikacion-Tetovë vazhdon me aktivitete të vazhdueshme parandaluese, kontrolluese dhe të tjera për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion në zonën e gjerë të Tetovës, në radhë të parë në qytet.

Ditën e djeshme (07-nëntor) janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 7 persona që drejtonin automjete
pa pasur patentë shoferi dhe pa leje të vlefshme, 3 që drejtonin automjete me regjistrim të skaduar, 2 drejtues amatorë që nuk respektonin kufizimet për këtë kategori drejtuesish, 2 me një masë të vlefshme ,,Ndalesë“ dhe 1 me kategori të papërshtatshme.

Të gjithëve iu janë përgaditë parashtresa në përputhje me Ligjin për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjin për automjete dhe do të përballen me gjobat e parapara dhe masat tjera.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 8 Nëntor, 2022 12:08