Tetovë, Policia kontrolle automjeteve që trasportojnë nxënësit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Janar, 2024 16:31

Tetovë, Policia kontrolle automjeteve që trasportojnë nxënësit

Me fillimin e gjysmë vjetorit të dytë të vitit aktual mësimorë, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka intensifikuar aktivitetet e planifikuara parandaluese-kontrolluese për siguri më të madhe të nxënësve në shkollat ​​e mesme të Tetovës.

Sot është kryer kontroll i automjeteve, kryesisht autobusë, me të cilët nxënësit në mënyrë të organizuar transportohen në njërën nga shkollat ​​e mesme të Tetovës.  

​Qëllimi i këtyre aktiviteteve, të cilat do të realizohen në vazhdimësi në ditët në vijim, është parandalimi në kohë i dukurive dhe situatave të padëshiruara që do të vënë në pikëpyetje sigurinë e përgjithshme të nxënësve brenda dhe jashtë shkollave, para dhe pas përfundimit të orëve të mësimit. Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë, pa përjashtim, do të ndërmarrë masa për sanksionimin e të gjitha lëshimeve dhe mangësive të konstatuara të kësaj natyre dhe karakteri, në mënyrë që të sigurohet siguri më e madhe personale dhe e përbashkët e nxënësve të shkollave të mesme në rajonin e Pollogut.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Janar, 2024 16:31