Tetovë, brenda tetorit Policia zbuloi 2370 parregullësi në komunikacion

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 2 Nëntor, 2022 11:14

Në tetor të këtij viti, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë – Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë, në rajonin e gjerë të Tetovës, në 36 kontrolle të rregullta dhe kontroll-aksione kanë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 2370 lloje të ndryshme të parregullsive, gjegjësishtë shkelje ose 1058 më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në aksionet kontrolluese, të kryera muajin e kaluar për kundërvajtje të konstatuara janë përjashtuar nga
qarkullimi 134 automjete, nga të cilat 42 për shkak të skadimit të regjistrimit deri në 30 ditë dhe mbi 30 ditë, 30 për defekt teknik të konstatuar, 2 automjete të paregjistruara, 44 me folie të instaluara në mënyrë të parregullt (pa A-test), 2 me ngarkesë të parregullt dhe 14 për shkak të transportit të mbingarkuar.

Në muajin tetor janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 332 drejtues mjetesh, nga të cilët 187 drejtonin pa
patentë shofer, 87 nën efektin e alkoolit, 30 drejtues fillestarë që nuk respektonin kufizimet ligjore për këtë
kategori drejtuesish, 3 me kategori të papërshtatshme dhe 13 me ndalesë të vlefshëm drejtimi dhe 2 për
shkelje tjerë.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar përkohësisht 7 automjete për regjistrim të skaduar për
më shumë se gjashtë muaj dhe 2 për shkak të zhurmës, ndërsa “shërbimi i merimangës” së Tetovës ka marrë gjithsej 521 automjete të parkuara në mënyrë ilegale, kryesisht në zonën qendrore të Tetovës, ku edhe është dinamika më e madhe e komunikacionit, frekuenca e automjeteve dhe këmbësorëve.

Në tetor të këtij viti, Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Tetovës ka shqiptuar gjithsej 725 masa për shpejtësi të papërshtatshme sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht shpejtësi tej normave të lejuara, 91 për parakalim të kundërligjshëm, 40 për mosdhënie të përparësisë për këmbësorë dhe masa të tjera. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 2 Nëntor, 2022 11:14