Tetova “vlon” nga qentë endacakë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2022 15:04

Tetova “vlon” nga qentë endacakë

Shtimi i numrit të qenve endacakë në qytetin e Tetovës ka alarmuar komunën. Kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se situatën edhe më shumë e rëndon fakti që qenë endacakë dërgohen në këtë qytet edhe nga rajone të tjera.

“Ne kemi dyshime të bazuara dhe të raportuara edhe nga qytetarët se në periudhën e natës sjellin në periferi të qytetit me automjete me targa të Kumanovës, Shkupit dhe qyteteve tjera dhe i lëshojnë në Tetovë. Është problem që e kam thënë që nga nisja e projektit se duhet zgjidhje, sepse komuna e Tetovës edhe po të siguroj mjete për kapjen e 1000 qenve endacak ne, vetëm mund të bëhemi vakum për thithjen e këtyre qenve  në vendin tonë. Më e lehtë është ti japish dikujt 500-1000 euro për ti ngarkuar këto qen dhe ti dërgoj diku”, tha Bilall Kasami. Kryetar i komunës së Tetovës.

Shoqata që ka angazhuar komuna për kapjen dhe trajtimin e qenve endacakë thekson se numri i qenve ka filluar të shtohet që ditën kur ka filluar kapjen e tyre.

“Në Tetovë, më vjen keq ta them por, në momentin që ne nisëm ti kapim qentë, gjatë natës përnjëherë u shtua numri. Që do të thotë se dikush e ka pa atë gjë dhe i sjellë qentë nga jashtë i shton”, u shpreh Rinisa Rexhepi Toska, Shoqata për trajtimin e qenve Amos Pet. 

Numri i madh i qenve endacakë ka shkaktuar kokëçarje të vazhdueshme për banorët e Tetovës. Ankesa të shumta ka pasur në vazhdimësi për sulme ndaj qytetarëve por dhe frikë lëvizjeje për shkak të numrit të madh të qenve. Në Pollog vitin e ardhshëm pritet të fillojë ndërtimi i strehimores së qenve endacakë në nivel të Pollogut, e cila do të jetë e vendosur në komunën e Vraçishtit, shkruan Alsat përcjell Flaka

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Tetor, 2022 15:04

11:34:32 am
Dje (23 nëntor) rreth orës 20:00 në rrugën “Dushko Popoviq”...
11:33:03 am
Mbrëmë (23 nëntor) rreth orës 19:10, në rrugën e “Ilindenit”...
11:32:03 am
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë (24 nëntor) dhjetë...