Tentim për vrasje në Kodrën e Diellit
Njëzet e nëntë vjeçari I.Sh. nga Kopanica e Shkupit, dje (9-janar) në ora 21:25 ka raportuar se njëzet minuta më herët në Kodrën e Diellit, ku ka qenë me vëllanë e tij H.Sh. dhe dy shokët e tyre, pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale, F.Z. (27) nga i njëjti fshat ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë në drejtim të H.S., por nuk e ka goditur dhe më pas është larguar nga vendi, transmeton Kronika.mk
Sipas denoncimit, dy vëllezërit prej kohësh kishin një marrëdhënie të prishur me personin F.Z. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, përcjell Kronika.mk informacionin nga buletini zyrtar i SPB – Tetovë. Kronika.mk