Tek dy transportues publik të udhëtarëve në Gostivar, Policia zbulon defekte

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 11:48

Tek dy transportues publik të udhëtarëve në Gostivar, Policia zbulon defekte

Gjatë ditës së enjte në intervalin kohor nga ora 11 deri në orën 15 është kryer aksion-kontrollues i mjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, gjatë të cilit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 2 kundërvajtje (Gostivar).

“Një automjet kishte defekte në pajisjet e ndriçimit, ndërsa njërit i mungonin pajisjet e nevojshme. Për dy vozitës janë përgatitur parashtresat në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor”, njoftoi Fatmir Rexhepi zëdhënës i Policisë rajonale.

Sipas tij, 4 drejtues mjetesh (Tetovë) janë sanksionuar për drejtimin e mjeteve pa dokumentet e nevojshme, vepër e dënueshme sipas nenit 284-a të Kodit Penal, si dhe 5 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (Tetovë-2 dhe Gostivar). Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 28 Tetor, 2022 11:48