Tejkalimi shpejtësisë, gjoba për 14 vozitës

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 15 Tetor, 2020 11:59

Dje në periudhën prej ora 15:00 deri në ora 17:00, pjestarët e policisë së SPB Tetovë në magjistralen Gostivar-Tetovë-Shkup, kanë zhvilluar aktivitete kontrolluese të shpejtësisë, në të cilat janë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht gjithsej 14 tejkalime të shpejtësisë për më shumë se 50 km në orë (TE-7 dhe GV-7), transmeton Gostivari Sot

Për të gjithë shkelësit janë përgaditur parashtresa adekuate dhe ata do të përballen me gjoba dhe një masë mbrojtëse të heqjes së përkohshme të patentë shoferit në afat prej tre muaj në një vit.

Përveç kësaj, në pjesën e autostradës në Tetovë, janë ndaluar 2 automjete me regjistrim të skaduar dhe 1 shofer i cili ende nuk e ka kaluar provimin për patentë shoferi. Gostivari Sot

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 15 Tetor, 2020 11:59