Tejkalime të shpejtësisë maksimale jashtë vendbanimit, dukuri e pranishme në Pollog!
Dje nga ora 08:00 deri në 20:00 janë sanksionuar gjithsej 16 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit (Tetovë 7 dhe Gostivar 9 raste), nga të cilat 1 (Tetovë) me më shumë se 70 kilometra në orë.
“Në aktivitetet e djeshme kontrolluese, janë sanksionuar edhe 70 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (Tetovë-45 dhe Gostivar 25 raste), ku numri më i madh i këtyre kundërvajtjeve ka të bëjë me drejtimin e automjeteve pa kaluar provim për patentë shoferi ose leje të vlefshme, parkim i gabuar, përdorimi i foliave të pacertifikuara në xhamat e automjetit dhe të tjera”, njoftuan nga Policia, përcjell Gostivari Sot.