Të respektohen masat për mbrojtje nga virusi

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 23 Shtator, 2020 13:02

Asociacioni i bastoreve sportive apelon deri te lojtarët dhe në paralajmërimin e valës së vjeshtës të virusit të respektohen masat për mbrojtje personale gjatë ardhjes në objektet e tyre.

Nga ABSM, në kumtesë citojnë, se ata katër muaj punojnë pa ndërprerë dhe se deri tani objektet e tyre  funksionojnë  sipas protokolleve të lëshuara   për punë, të sjellura nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

“Nuk kemi ndërprerje të punës në asnjërin objekt të anëtareve tona për shkak të Kovid-19, që tregon se  edhe në kushte të pandemisë, industria  mund të punojë,  nëse deri në fund respektohen dispozitat. Duke i marrë parasysh paralajmërimet për  valë eventuale të vjeshtës, apelojmë deri te lojtarët të vazhdojnë t’i respekojnë masat  për mbrojtje personale  dhe t’i bashgkangjiten protokollit sipas të cilit punojnë  bastoret. Shëndeti i të punësuarve dhe lojtarëve tanë  është prioriteti ynë më i lartë”, thekson Vasko Ilijevski, kryetar i ABSM.

Bastoret sportive ishin mes subjekteve të para  afariste të cilat me masa restriktive të Qeverisë për mbrojtje nga përehapja e Kovid-19 tërësisht ishin mbyllur  nga 14 marsi i vitit 2020 dhe sërish ishin lëshuar  nga 13 maji. Nga ABSM theksojnë se edhe krahas humbjeve të mëdha gjatë mbylljes dymujore  i kanë mbajtur të gjithë të punësuarit e tyre.

Sipas protokollit për punë, në të gjitha anëtaret e ABSM-së  në hyrje  janë vendosur mjete dezinfektuese, të punësuarit mbajnë maska mbrojtëse,  në sportel  është i pranishëm  nga një lojtar me distancë  prej dy metra me lojtarin  i cili pret rend për pagesë,  ndërsa në objekte gjatë orarit të punës dhe pas përfundimit  bëhet  pastrimi i rregullt dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave dhe inventarit. Lojtarët  patjetër e kanë të mbajnë maskë në fytyrë, të mbajnë distancë  prej dy metra në vendin e pagesës, dhe t’i shfrytëzojnë mjetet për dezinfektim të duarve, të vendosura në hyrje të bastoreve.

Gostivari Sot
Nga Gostivari Sot 23 Shtator, 2020 13:02