Skip to content

Gostivari Sot

Primary Menu
  • Gostivari
  • Maqedonia
  • Revista
  • Plus
    • Kuriozitete
    • Kronika e Zezë
  • FMG
    • FLAKA ALB
    • ФЛАКА МКД
    • FLAKA ANG
  • Home
  • Plus
  • Të mirat e mjaltës me arra

Të mirat e mjaltës me arra

E mbani mend herën e fundit kur keni ngrënë mjaltë dhe arra?

Me siguri do të ketë qenë në shtëpinë e gjyshes, pasi ky ilaç popullor siç e quajnë ato, është një ndër kombinimet më të mira që i siguron trupit të gjitha vlerat thelbësore duke filluar nga vitaminat, mineralet, proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet e nevojshme.

Përgatitja është shumë e thjeshtë: Përzieni gjysmë kilogrami arra dhe gjysmë kilogrami mjaltë të papërpunuar, mund t’i shtoni dhe lëng limoni.

Këtë përzierje duhet ta konsumoni tri herë në ditë, para konsumimit të vakteve.

Mjalti me arra janë dy ushqime që jo vetëm plotësojnë por edhe përmirësojnë vlerat e njëri-tjetrit.

Ju njohim më poshtë me vlerat e pabesueshme të këtij kombinimi:

Ul tensionin e gjakut

Rekomandohet që të përdorni 100 gramë arra dhe 100 gramë mjaltë çdo ditë për 45 ditë me rradhë.

Sigurohuni që keni furnizim të bollshëm të këtyre dy produkteve dhe mbani mend që arrat kanë një efekt laksativ.

Ndihmon me aneminë dhe gjakun

Përzieni 500 gramë mjaltë me 500 gramë arra të grira dhe lëngun e një limoni. Sipas preferencës mund të shtoni deri në 3 limonë.

Vendoseni masën në një enë qelqi. Merrni nga një lugë gjelle tre herë në ditë, gjysmë ore përpara çdo vakti.

Forcon imunitetin

Mund të merrni sasi të barabarta të mjaltit dhe arrave dhe t’i përzieni së bashku. Shtoni copa limoni ose thjesht lëng limoni.

Në këtë recetë zakonisht përdoren arra të njoma, por në vende të ndryshme përdoren edhe arrat e pjekura.

Piqini arrat në furrë në një temperaturë prej 150º C për disa minuta. Shija e tyre do të shumëfishohet dhe nuk do t’ju pritet të konsumoni më shumë.

Lehtëson dhimbjen e kokës

Ky kombinim shëron dhimbjet e kokës, ndaj në vend që të merrni ilaçe, konsumoni një deri në dy lugë gjelle me mjaltë dhe arra në ditë.

Kjo recetë do t’ju vijë në ndihmë edhe nëse vuani nga pagjumësia apo probleme si ulçera në stomak. Merrni 20 gramë arra të grira dhe hidhini në ujë të valuar.

Kulloni dhe do të përfitoni një lëng të ngjashëm me qumështin. Shtoni dy lugë me mjaltë dhe pini dy deri në tre lugë gjelle çdo gjysmë ore përpara çdo vakti.

Continue Reading

Previous: Vit i mbarë për Twitter/ Kompania publikon fitime rekord për 2020-ën
Next: Vazhdojnë inspektimet për vdekjen e ish-futbollistit

Të ngjashme

maxresdefault Jaguari i të ardhmes…/ Nga 2025, vetëm makina tërësisht elektrike

Jaguari i të ardhmes…/ Nga 2025, vetëm makina tërësisht elektrike

Screenshot_2-28 Barcelona – Alaves, formacionet zyrtare

Barcelona – Alaves, formacionet zyrtare

u3-6 Qumësht, kanellë dhe mjaltë/ Kura natyrale kundër dhimbjeve të kokës

Qumësht, kanellë dhe mjaltë/ Kura natyrale kundër dhimbjeve të kokës


TË FUNDIT

Policia_Fleser_1 Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur

Inspektor_Kafiteri-780x470-1-750x430 Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

Inspektorati mbylli një restorant në Vërtok

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Sot fillon regjistrimi i mërgatës

Sot fillon regjistrimi i mërgatës

155347523_10224907315929085_5873209920943586919_n Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

Thirrje që mërgata të regjistrohet një për një

covid 11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

11 humbje jete, 305 të infektuar me Covid-19 dhe 167 të shëruar

moti Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

vakcina-korona-svet-1170x780-1-750x430 Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Janë regjistruar 721 raste të reja, 171 të shëruar dhe 7 të vdekur

Ali-Ahmeti-27.02.2021 Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

Konkluzionet nga mbledhja e kryesisë së BDI

30-5-1024x576 Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

Çajla dhe Forina bëhen me pushimore moderne

90-1170x658 Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

Komuna e Gostivarit nënshkruajti marrëveshjen kolektive me SPOGJSH

IMPRESIUM

info@gostivarisot.mk

072 30 30 36

070 70 90 80  

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • FLAKA AL
  • MK
  • ANG
Copyright 2018 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | Gostivari Sot by FLAKA.